Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Energjetikës, Transportit dhe të Telekomunikacionit

, 19.05.2009




Komisioni i Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Energjetikës, Transportit dhe i Telekomunikacionit, të cilin e kryesonte kryetarja e Komisionit, z. Myzejene Selmani, ka mbajtur sot një mbledhje në të cilën temë bosht e rendit të ditës për të dytën herë është dashur që të jetë Raporti i Ministrisë për Energjetikë dhe Miniera, përkitazi me Projektin “Kosova e Re”, mirëpo për shkak të mospjesëmarrjes në mbledhje të Komisionit, të ministres Justina - Pula Shiroka, kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për ndonjë mbledhje të ardhshme të Komisionit.

Në mbledhjen e lartpërmendur të Komisionit nën pikën të ndryshme, është tumirë Vendimi që për Projektligjin e gazit natyror dhe për Projektligjin e standardizimit të ngritën komisione të cilat për ndonjë mbledhje të ardhshme të Komisionit do të përgatisin Raport përkitazi me ligjet e lartpërmendura. Përndryshe për të njëjtën pikë të rendit të ditës është tumir Vendimi që për të tretën herë në mbledhjen e ardhshme të shqyrtohet Raporti vjetor (për vitin 2008) i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit dhe më pastaj të jepen rekomandime Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e mëtejmë të këtij raporti.
Nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Energjetikës, Transportit dhe të Telekomunikacionit