Lajmet e fundit
Takim i Komisionit për Buxhet dhe Financa me nën-Komitetin për Administratë dhe Siguri të Parlamenti të Finlandës
, 20.05.2009
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, kishte një takim me nën-Komitetin për Administratë dhe Siguri të Parlamenti të Finlandës, kryesuar nga Olli Nepponen.
Pasi përshëndeti delegacionin , Gani Koci paraqiti një pasqyrë të gjerë të punës së Komisionit për Buxhet dhe Financa. Ai u ndal posaçërisht në çështje të përbërjes së Komisionit,fushë veprimtarinë e tij, përgjegjësinë, angazhimin në shqyrtimin,amendamentimin dhe procedimin e projektligjeve nga aspekti financiar,punët që bëhen në projektin dhe miratimin e Buxhetit të Kosovës, strukturën e buxhetit,kontrollin e shpenzimeve buxhetore, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve që kanë të bëjnë me financat publike.
Në fjalën tij , z. Olli Nepponen shprehu kënaqësinë me zhvillimit në Kosovë, duke theksuar se ato krahasuar me vitin 1999 vërehen lehtë, ndërsa zhvillime të rëndësishme vërehen edhe në aspektin e zbatimit të Planit të Ahtisaarit. Takimi u përqendrua në pyetje dhe përgjigje të dyanshme për çështje nga më të ndryshme rreth buxhetit , por edhe për aspekte të tjera zhvillimore të Kosovës. Në këtë vështrim u fol për lartësinë e TVSH-së në Kosovë,punën e agjencive të pavarura,papunësinë, mundësitë për investime nga jashtë,si dhe reflektimet e krizës globale në Kosovë. Kur është fjala për ndikimet e krizës globale u tha se Kosova e ka ndier këtë sidomos në rastin e Fondit të Pensioneve, asetet e të cilit ishin investuar si aksione në institucione ndërkombëtare , në të cilat këto aksione pësuan një rënie prej afro 34 për qind. Përkitazi me shkallën e papunësisë u vlerësua se ajo është mjaft e lartë, pasi arrin në mbi 40 për qind, madje brengos fakti se shumica e punëkërkuesve janë nga radhët e të rinjve. Në vijim u fol edhe për dimensionin paqeruajtës, pasi nën-komiteti finlandez kishte vizituar edhe pjesëtarët e këtij shteti që veprojnë në kuadër të KFOR-it. Anëtarët e Komisionit parlamentar të vendit tonë shprehën mirënjohje për angazhimin e pjesëtarëve finlandez.
Takimi u vlerësua si mjaft i frytshëm, si nismë shumë e rëndësishme për këmbim të përvojave në segmente të rëndësishme buxhetore, që do të reflektohet pozitivisht në punën e mëtejme.