Lajmet e fundit

Shtyhet për të mërkurën seanca plenare e Kuvendit

, 22.05.2009




Pasi që anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti, ka hapur seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke i njoftuar deputetët se pos pikave të mbetura nga seanca e 14 majit do të shqyrtohen edhe dy pika shtesë të rendit të ditës, fjalën e ka marrë deputeti Hajredin Hyseni, i cili nga foltorja e Kuvendit ka bërë një deklaratë në dhjetëvjetorin e Masakrës së Dubravës. Ai ka përkujtuar faktin që forcat serbe në Burgun e Dubravës kanë vrarë rreth 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur e masakruar qindra të tjerë.

Deputeti Hyseni, i cili është njeri ndër të mbijetuarit e kësaj masakre, ka propozuar që seanca e sotme të shtyhet për një ditë tjetër dhe ka kërkuar që një grup deputetësh, po sot, të shkojë dhe të bëjë homazhe në vendin e masakrës së të burgosurve.

Propozimi është mbështetur nga deputetët.

Seanca do të vazhdojë të mërkurën, më 27 maj.