Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të zhdukur dhe peticione
, 20.05.2009
Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të zhdukur dhe peticione, me të cilin kryesoi kryetari i Komisionit z. Ismet Beqiri, mbajti sot mbledhjen, me ç’rast përfaqësuesi organizatës sindikale i Fabrikës së gypave „IMK“ Ferizaj informoi lidhur me privatizimin e kësaj fabrike dhe përfaqësuesi i Organizatës sindikale „Trepça“ nga Mitrovica lidhur me situatën aktuale në këtë kombinat.
Në mbledhje, përveç anëtarëve të komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Fabrikës së gypave „IMK“ nga Ferizaj, përfaqësuesit e Organizatës sindikale „Trepça“ nga Mitrovica, përfaqësuesi i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, z. Xhafer Xhaferi, si dhe përfaqësuesi i Agjencisë Kosovare për Privatizim, z. Shkumbin Bicaj.
Përfaqësuesit e Organizatës sindikale të Fabrikës së gypave “IMK” në Ferizaj, theksuan se privatizimi i kësaj fabrike ka qenë i parregullt, me qenë se për blerjen e kësaj fabrike ishte i interesuar vetëm një blerës, ndonëse parashikohet që të jenë së paku tre blerës dhe kjo fabrikë është blerë vetëm për 3.5 milionë euro, kurse vlera e përgjithshme e kësaj fabrike është disa herë më e lartë. Në vazhdim, përfaqësuesit e sindikatave kanë thënë se për realizimin e të drejtave të tyre do t’i drejtohen gjykatave të Republikës së Kosovës dhe institucioneve gjyqësore ndërkombëtare.
Përfaqësuesi i Organizatës sindikale “Trepça” nga Mitrovica, ka thënë se gjendja momentale në këtë kombinat është shumë e vështirë dhe për këtë arsye 5.000 punëtorë të këtij kombinati dëshirojnë të informohen konkretisht se çka do të ndodh lidhur me pozitën e tyre dhe deri ku është arritur me planin për privatizimin e këtij kombinati.
Përfaqësuesi i Agjencisë Kosovare për Privatizim z. Shkumbin Bicaj theksoi se Fabrika e gypave „IMK“ nga Ferizaj është privatizuar me „Spin Off“ dhe pronari tashëm i kësaj fabrike ka ofruar çmim më të lartë për këtë fabrikë. Punëtorët e kësaj fabrike kanë të drejtë ankese dhe lidhur me ankesën e tyre do të vendosin gjykatat kompetente, kurse AKP nuk mund të vendos. Sa i përket Kombinatit “Trepça” nga Mitrovica , këtu çështja është pak më ndryshe dhe më e komplikuar, por shpreson se së shpejti gjërat do të lëvizin pozitivisht.
Në fund të mbledhjes, pas diskutimit të gjerë të anëtarëve të komisionit, u arrit përfundimi që për mbledhjen e ardhshme të hartohen rekomandimet e këtij Komisioni lidhur me të dy rastet.