Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

, 22.05.2009




Një delegacion i Kuvendit të Kosovës do të marrë pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që do të mbahet në Oslo të Norvegjisë nga data 22-26 Maj 2008. Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga udhëheqësi i delegacionit z. Xhavit Haliti, kurse pjesë e delegacionit janë edhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës Naim Maloku dhe Slobodan Petroviç. Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s marrin pjesë më se 500 delegatë nga shtetet anëtare të NATO-s, Parlamenti Evropian, Asambletë Interparlamentare dhe të ftuar të tjerë.

Është hera e pestë që Kuvendi i Kosovës merr pjesë në punimet e Komisionit për Dimensionin Civil të Sigurisë. Udhëheqësi i delegacionit z. Haliti do t’i njoftojë të pranishmit me hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen “me vendosmëri të angazhimeve të veta, të deklaruara botërisht, për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit, të Presidentit Ahtisaari” dhe punën që ka bërë Kuvendi i Kosovës për “shndërrimin në ligje të kërkesave të këtij Plani dhe për mishërimin e tij tërësor në Kushtetutë”.