Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 25.05.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Gani Koci , kryetar i Komisionit, e ku mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave,Ahmet Shala, me bashkëpunëtorë, u bë shqyrtimi i propozim – amendamenteve plotësuese lidhur me Projektligjin për partneritet publiko – privat dhe koncesionet për sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike dhe procedurat për dhënien e tyre. Për esencën e këtyre amendamenteve të pranishmit i njoftoi ministri Ahmet Shala, i cili me këtë rast theksoi se ky projektligj është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Pas debatit Komisioni përkrahu amendamentet, përkatësisht dha pëlqimin për procedim të mëtejmë të këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës.
Në vijim Komisioni shqyrtoi Raportin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 03/2171/ Ra -013 dt. 14.05.2009 për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik të Kosovës për vitin 2008. Pas prezantimit të këtij Raporti nga ana e ministrit Shala, u zhvillua një debat i gjerë. U theksua se ky raport është i pari lidhur me auditivin, që prezantohet në Kuvend. Raporti është mjaft përmbajtjesor dhe identifikon punën dhe sfidat që shtrohen në segmentin e auditivit, të përbërë nga 60 njësi audituese. Raporti pas disa sugjerimeve e vërejtjeve u përkrah për procedim të mëtejmë në Kuvend.
Komisioni pastaj shqyrtoi propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/62 dt. 30.4.2009 lidhur me kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitet 2010 – 2012. Përkitazi me këtë u tha se ky dokument është parashikues , do të thotë me rastin e aprovimit të buxheteve të viteve përkatëse mund të pësojë ndryshime. Ky propozim, në rrethanat botërore ekonomike, u vlerësua si mjaft i matur e i ekuilibruar dhe pa pretendime të mëdha. Ky propozim do të mund të ishte edhe më i thukët sikur Kosova të kishte një bazën e të dhënave statistikore. Edhe ky propozim u përkrah nga Komisioni për shqyrtim në Kuvend. Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për të drejtat sendore, me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, Komisioni konstatoi se ky Projektligj nuk përmban implikime buxhetore, ndaj edhe u përkrah procedimi i mëtejmë i tij në Kuvend për miratim.
Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje ishin edhe kërkesat e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për sigurimin e kushteve të punës , të datës 31.03.2009, propozim – vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 03/49 dt. 09.01.2009 për lejimi e stafit shtesë në Zyrën për Komunitete që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, si dhe propozim – vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 08/47, dt. 12.12.2008 për lejimin e stafit shtesë në Komisionin Qeveritar për Personat e Pagjetur. Përkitazi me këto kërkesa Komisioni kërkoi që ato të plotësohen në aspektin e dokumentacionit.