Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 26.05.2009
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Raportin lidhur me rastin në Policinë e Kosovës të datës 25.04.2009. Lidhur me këtë çështje Komisioni nxori këto rekomandime: kontrolli parlamentar dhe mbikëqyrja demokratike ndaj Policisë së Kosovës duhet të fuqizohet. (Mosardhja e Drejtorit të Policisë para Komisionit është vlerësuar si mosgatishmëri për t’iu nënshtruar kontrollit parlamentar); drejtori i Policisë duhet të shkarkohet, për arsye se kjo ngjarje kaq e rëndë nuk mund të mbulohet vetëm me arsyetimin se personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë; Inspektorati i policisë duhet të jetë i përfshirë në procesin e hetimeve. Ministri i Punëve të Brendshme duhet ta autorizojë menjëherë Inspektoratin e Policisë të nisë hetimet e brendshme administrative, Task Forca e ngritur për këtë rast nuk mund ta bëjë këtë; Qeveria e Kosovës duhet t’ i ndërmarrë masat e nevojshme që Ligji për policinë e Kosovës të zbatohet në tërësi; Ministria e Punëve të Brendshme, bashkë me policinë e Kosovës dhe mekanizmat tjerë të sigurisë, duhet të hartojë një strategji për të kthyer besimin tek qytetarët e Kosovës, sepse ky rast ka lëkundur ndjeshëm besimin e tyre në policinë e Kosovës.
Këto rekomandime i përcillen Kryesisë së Kuvendit të Kosovës , duke kërkuar që për këto rekomandime dhe Raportin e këtij Komisioni lidhur me rastin të zhvillohet debat në një seancë të Kuvendit.
Këto rekomandime i përcillen Kryesisë së Kuvendit të Kosovës , duke kërkuar që për këto rekomandime dhe Raportin e këtij Komisioni lidhur me rastin të zhvillohet debat në një seancë të Kuvendit.