Lajmet e fundit
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Xhavit Haliti, mori pjesë në punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s
, 27.05.2009
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti, në përbërje të të cilit janë edhe anëtarët e Kryesisë:Naim Maloku dhe Slobodan Petroviq, mori pjesë në punimet katër ditore të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që u mbajt në Oslo të Norvegjisë nga 22 deri më 26 maj të këtij viti. Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s morën pjesë më se 500 delegatë nga shtetet anëtare të NATO-s, Parlamenti Evropian, asambletë interparlamentare dhe të ftuar të tjerë.
Gjatë dy ditëve të para të sesionit delegacioni nga Kosova mori pjesë në punimet Komisionit për Dimensionin Civil të Sigurisë dhe në Komisionin Politik. Debati gjatë këtyre dy ditëve është fokusuar mbi çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit në të gjithë botën, si : Bashkëpunimi ushtarako-civil në Afganistan, sfidat e sigurisë në rajonin e Azisë Qendrore, si dhe në raportet me Rusinë dhe Gjeorgjinë.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës është duke shfrytëzuar mundësinë që ofron ky eveniment i rëndësishëm ndërkombëtar për të njoftuar delegacionet e ndryshme për hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen me vendosmëri të angazhimeve të veta, të deklaruara botërisht, për zbatimin e Planit gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisaari.
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës janë takuar edhe me delegacionin nikoqir të Stortingut (Parlamentit Norvegjez), si dhe kanë pasur një numër takimesh me deputetë të vendeve të ndryshme, kryesisht nga ato që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës.