Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 27.05.2009
Në fillim të seancën së sotme të Kuvendit të Kosovës (e cila ishte vazhdim i seancës së 14 majit të këtij viti), të kryesuar nga Ibrahim Gashi, anëtar i Kryesisë, e ka marrë fjalën deputeti Fatmir Rexhepi, i cili në emër të udhëheqjes komunale të Gjilanit dhe në emër të qytetarëve që kanë pësuar ditë më parë nga stuhia e breshrit, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të intervenojë me mjete financiare nga Fondi rezervë, për të zbutur sado-kudo dëmet e shkaktuara.
Në vazhdim deputetët kanë shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për produktet biocide, të cilin e kanë miratuar bashkë me amendamentet e propozuara, pas shqyrtimit të parë. Për herë të parë, ndërkaq, është shqyrtuar dhe është miratuar në parim Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, prezantimin e të cilit e ka bërë ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.
Në këtë seancë, ndërkaq, vëmendja e deputetëve ishte përqendruar në shqyrtimin e tri raporteve të mekanizmave të ndryshëm që i përgjigjen Kuvendit.
Qëndrimin e komisionit funksional lidhur me Raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Mineral për vitin 2008, si dhe për Raportin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për vitin 2008, e ka paraqitur Myzejene Selmani, kurse aspektet financiare në këto raporte i ka prezantuar kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Gani Koci. Pas fjalës së shefave të grupeve parlamentare dhe debatit parlamentar për këto raporte, ato edhe janë miratuar me shumicë votash të deputetëve të pranishëm në seancë.
Debati më i nxehtë parlamentar, siç edhe është pritur, ishte për Raportin e punës së Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, për vitin 2008. Në emër të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, qëndrimin për këtë raport e ka paraqitur Bahri Hyseni, kryetar i komisionit. Shumica e deputetëve, të cilët kanë folur për këtë pikë, e kanë lavdëruar si korrekt raportin e AKKK-së, por e kanë ngritur zërin kundër korrupsionit në shumë segmente të shoqërisë s Kosovës, sidomos në institucionet shtetërore të Kosovës. Në përfundim të debatit, me shumicë votash është miratuar raporti i punës së këtij agjencioni.
Në fund të seancës së sotme Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të krijojë Komisionin Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Me vërejtjet se anëtarë të komisionit janë propozuar anëtarë të partive të pa certifikuara Të pa kënaqur me faktin që në krye të këtij komisioni të Kuvendit është propozuar një qeveritar (zëvendëskryeministri Kuçi), deputetët e grupit Parlamentar të LDD-së dhe ata të AAK-së e kanë braktisur sallën e seancave, prandaj në mungesë të kuorumit nuk është votuar për anëtarët e komisionit. Votimi pritet të kryhet në fillim të seancës së nesërme.