Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 28.05.2009
Në vazhdimin e seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë, deputetët sot me shumicë votash kanë zgjedhur Komisionin Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili përbëhet nga një përfaqësues të të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend (gjithsej njëzet).
Pas kësaj kryesuesi e ka hapur seancën e re, duke e nxjerrë për votim rendim e ditës.
Ministri i Administratës Publike, Arsim Bajrami, ka kërkuar që për shkaqe teknike të shtyhen për seancën e ardhshme shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Projektligjit për pagat e nëpunësve të Shërbimit civil, si dhe Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ministri për Kthim, Sasha Rashiq, ka kërkuar që të shtyhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për Skemën sociale në Kosovë, kurse shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar që funksion të zgjedhjes së suksesshme të Avokatit të Popullit, të shtyhet për seancën e ardhshme edhe kjo pikë e rendit të ditës. Të tri propozimet janë mbështetur nga shumica e deputetëve të pranishëm në seancë.
Pas kësaj kryeministri Thaçi dhe disa nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar u janë përgjigjur pyetjeve parlamentare, por kanë marrë përgjigje pak nga pyetjet e shtruara, sepse kanë munguar shumë nga deputetët që kanë parashtruar pyetje parlamentare, por kanë munguar edhe disa nga ministrat, të cilëve u janë adresuar ato.
Në vazhdim të seancës deputetët kanë miratuar (me shumicë votash) Raportin e Rregullatorit për Ujëra e Mbeturina.
Në pjesën e fundit të seancës është zhvilluar debat parlamentar lidhur me procesin e privatizimit (sipas kërkesës së një grupi të deputetëve). Arsyetimin për kërkesën për këtë debat e ka paraqitur deputeti Arsim Rexhepi. Shumica e deputetëve, të cilët kanë folur për këtë pikë, kanë shprehur vërejtje të shumta për procesin e privatizimit. Shumë prej tyre e kanë quajtur të dështuar këtë proces, kurse janë shprehur akuza edhe për tjetërsime të paligjshme të pronës dhe për abuzime të shumta në këtë proces, të cilat, kanë thënë deputetët, i cenojnë interesat e shumicës së qytetarëve të Kosovës.
Në përfundim të debatit e ka marrë fjalën edhe kryeministri Thaçi, i cili e ka vlerësuar debatin parlamentar për privatizimin. Ai ka theksuar vështirësitë e të gjitha vendeve në tranzicion për realizimin e procesit të privatizimit. Thaçi, ndërkaq, e ka quajtur të suksesshëm privatizimin në Kosovë dhe e ka vlerësuar punën e AKP-së. Kryeministri është zotuar se qeveria e tij do të vazhdojë me ngritjen e ekonomisë së tregut dhe me privatizimin.
Seanca i vazhdon punimet të premten, më 29 maj 2009, në orën 10:00.
Do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe në Organizatat e Grupit të Bankës Botërore.