Lajmet e fundit

Nga konferenca për shtyp e anëtarit të Kryesisë, Xhavit Haliti

, 29.05.2009




Duke iu përgjigjur akuzave të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës për parregullsitë e drejtimit të seancës së djeshme, të publikuara në disa medie të Kosovës, anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti, ka mbajtur sot një konferencë shtypi, në të cilën ka deklaruar se gjatë seancës së djeshme e ka respektuar në mënyrë strikte Rregulloren e Punë së Kuvendit. Ai ka theksuar se tri mocione kanë qenë të parashtruara para fillimit të seancës (nga ministrat Bajrami dhe Rashiq, si dhe nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së), të cilat edhe i ka nxjerrë për votim. “Grupet e tjera parlamentare nuk kanë paraqitur mocione dhe nuk kanë nevojë të deklarohen, përveçse me votë, për mocionet e grupeve të tjera parlamentare a të Qeverisë”, ka thënë drejtuesi i seancës së djeshme, Xhavit Haliti.

“Deputetët kanë të dejtë të kërkojnë debat për çështje të ndryshme, qoftë edhe për mënyrën e udhëheqjes së seancës, por nuk kanë të drejtë të debatojnë për seancat e kryera”, u ka deklaruar gazetarëve anëtari i Kryesisë, Haliti. Ai ka theksuar edhe faktin që në mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është përcaktuar rendi i ditës për këtë seancë, kanë marrë pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, të cilët kanë pasur mundësi të ngrenë çështje për debat parlamentar, por këtë nuk e kanë bërë, ka thënë anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti, në konferencën e sotme me gazetarë.
Nga konferenca për shtyp e anëtarit të Kryesisë, Xhavit Haliti