Lajmet e fundit
Seanca e Kuvendit të Kosovës
, 29.05.2009
Në vazhdimin e seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë, deputetët shqyrtuan për herë të parë Projektligjin për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe në Organizatat e Grupit të Bankës Botërore. Prezantimin e këtij projektligji e bëri ministri i Ekonomisë dhe Finanaca, Ahmet Shala, i cili në fillim i bëri një vështrim edhe procesit të anëtarësimit të Kosovës në FMN. Në vijim ministri Shala theksoi se në mënyrë të koordinuar kemi harmonizuar këtë Projektligj me rregullativën përkatëse të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kosova, duke u anëtarësuar në këtë institucion të rëndësishëm, merr të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë,njëherësh vendi ynë në këtë mënyrë siguron stabilitet fiskal dhe qëndrueshmëri mikrofinanciare, theksoi Ahmet Shala.
Në debatin që pasoi folësit përkrahën propozimin që ky Projektligj me rëndësi të veçantë të aprovohet me procedurë të përshpejtuar,ndërsa komisionet përkatëse morën përsipër të shqyrtojnë dhe amendamentojnë Projektligjin për shqyrtim të dytë.
Në mbledhjen e radhës të po kësaj dite, të cilën e kryesoi kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, deputetët pasi përkrahën disa amendamente, njëzëri aprovuan Projektligjin për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe në Organizatat e Grupit të Bankës Botërore.