Lajmet e fundit

Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Age Baker

, 29.05.2009




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot drejtorin ekzekutiv të FMN-së,Age Baker, i cili shoqërohej nga ministri i Ekonomisë dhe Finanacave , Ahmet Shala. Z. Age Baker me këtë rast e njoftoi kryeparlamentarin Krasniqi lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Gjithashtu ai foli edhe për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore. Në vijim z. Baker, shprehu kënaqësinë që Parlamenti i Kosovës njëzëri mbështeti pranimin e Kosovës në FMN.

Kryeparlamentarin Krasniqi në fillim falënderoi z. Baker për këtë vizitë dhe njëkohësisht e falënderoi për mbështetjen e madhe që i ka dhënë anëtarësimit të Kosovës në FMN. Në vazhdim kryeparlamentari Krasniqi e njoftoi mysafirin edhe për nevojat e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në këtë frymë ai përmendi se në Kosovë brenda vitit shtohen 30 mijë të rinj të cilët kërkojnë punë, ndaj mbështetja e Kosovës nga ane e mekanizmave ndërkombëtarë do të kontribuonte në zbutjen e papunësisë drejt zhvillimit më të hovshëm ekonomik.
Kryeparlamentari, dr. Jakup  Krasniqi, priti drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Age Baker