Lajmet e fundit
Nga dëgjimi publik për Projektligjin për armët
, 01.06.2009
Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri ka mbajtur sot dëgjim publik për Projektligjin për armët. Ftesës për të marrë pjesë në këtë dëgjim për Projektligjin për armët i ishin përgjigjur përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, të UNDP-së dhe të interesuar të tjerë.
Kryetari i Komisionit, Rrustem Mustafa, ka theksuar faktin që Projektligji për armët ishte në shqyrtim në Kuvend, këtu e një vit më parë, por se i ishte kthyer sponsorizuesit (MPB-së) për ripunim. Ai ka lavdëruar punën e kësaj ministrie për ridraftimin e prrojektligjit, duke konstatuar se ai ka nevojë për fare pak ndryshime dhe plotësime. Mustafa është shprehur i bindur se Projektligji synon zvogëlimin në minimum të nevojës së qytetarëve për armë.
Referuesi në këtë dëgjim publik për Projektligjin për armët, Shkumbim Demaliaj, ka lavdëruar punën e MPB-së dhe mbështetjen e UNDP-së për këtë projektligj. Ai ka theksuar anët e mira të projektligjit të ripunuar, ndërkaq ka theksuar se implementimi i ligjit do të sigurohet me akte të veçanta nënligjore.
Pasi kanë dëgjuar vërejtjet e pjesëmarrësve në këtë dëgjim publik, Mustafa dhe Demaliaj kanë kërkuar nga të gjithë të interesuarit që t’i sjellin në Komision propozimet e tyre për plotësimin e projektligjit, të cilat mund të materializohen si amendamente dhe të miratohen në Kuvend.