Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 01.06.2009
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës , të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raporti tre mujor i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2009, në të cilën ishin ta pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, të kryesuar nga Agim Krasniqi,drejtor i Buxhetit në këtë ministri. Me këtë rast u tha se në ecuritë buxhetore të kësaj periudhe ka lëvizje pozitive në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Në këtë vështrim u tha se të hyrat e përgjithshme në këtë periudhe u shtuan 9, 3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, të ardhurat nga doganat 7,1 për qind, ndërsa investimet kapitale kanë shënuar progres 1 për qind në krahasim me planin. Kjo shkallë e investimeve kapitale është rrjedhojë e kohës që marrin në fillim të vitit përgatitjet rreth realizimit të projekteve. Komisioni vlerësoi se ky Raport plotëson kriteret ligjore, ndaj edhe e përkrahu për procedim në Kuvend.
Në vijim Komisioni shqyrtoi edhe Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për tre mujorin e parë të vitit 2009, të cilin para deputetëve e prezantoi sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi. Pas shqyrtimit Komisioni përkrahu këtë Raport për procedim të mëtejmë.