Lajmet e fundit
U nënshkrua Letra e Mirëkuptimit për Mbështetje të Komisionit për Mbikëqyrje Financiare
, 02.06.2009
Sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës u nënshkrua Letra e Mirëkuptimit për Mbështetje të Komisionin për Mbikëqyrje Financiare, i cili pritët të formohet gjatë ditëve të ardhshme. Dokumentin e kanë nënshkruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi , ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparkes dhe drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave “KIPRED”, Lulzim Peci.
“Jemi ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe që e formojnë një komision të tillë”, u ka deklaruar medieve kryeparlamentari Krasniqi, pas nënshkrimit të Letrës së Mirëkuptimit për Mbështetje të Komisionit për Mbikëqyrje Financiare. Ai e ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar dhe institutin “KIPRED”, për obligimin që kanë marrë për stërvitjen e deputetëve, anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrje Financiare. Komisioni do të kontrollojë shpenzimet e të gjitha linjave buxhetore dhe do të rrisë shfrytëzimin e ndërgjegjshëm të mjeteve financiare, ka theksuar Krasniqi.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Andy Sparkes, ka shprehur kënaqësinë për mundësinë që iu ka dhënë për të mbështetur Parlamentin dhe demokracinë në Kosovë. Duke folur për peshën që ka komisioni homolog në Parlamentin britanik, ambasadori Sparkes, është shprehur i bindur se Komisioni për Mbikëqyrje Financiare në Kuvendin e Kosovës do të kontribuojë shumë që paratë e qytetarëve të Kosovës të shpenzohen me ndershmëri.
Komisioni do të ndikojë në llogaridhënie tek Qeveria, agjencitë e pavarura dhe korporatat për shpenzimin e parasë publike, ka thënë drejtori i “KIPRED”-it , Lulzim Peci.