Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi pret në takim lamtumirës drejtorin për Demokraci dhe Qeverisje të USAD-it, Anderson
, 03.06.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim lamtumirës drejtorin për Demokraci dhe Qeverisje të Zyrës së USAD-it në Prishtinë, John Anderson, të cilin e ka falënderuar për angazhimet në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe i ka uruar sukses në detyrën e re.
Duke i vlerësuar të arriturat e Kuvendit të Kosovës, sidomos avancimin e komisioneve parlamentare, Anderson ka shprehur kënaqësinë se USAID-i i ka kontribuar demokratizimit të raporteve në Kosovë dhe sidomos ngritjes cilësore të punës së Kuvendit. Ai është shprehur se USAID-i do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat ku ndjehet nevojë.
Kryeparlamentari Krasniqi në këtë takim lamtumirës ka theksuar se Kuvendi po bën punë të madhe për perfeksionimin e ligjeve që i miraton. Ai ka pohuar se Kuvendi e ka tejkaluar me sukses sfidën e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe se pret që në seancën e nesërme të zgjidhet edhe Avokati i Popullit.