Lajmet e fundit
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti një delegacion të Parlamentit të të Rinjve të Kosovës
, 03.06.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me përfaqësues të Parlamentit të të Rinjve të Kosovës, të kryesuar nga Avdullah Hasani. Me këtë rast kryeparlamentarit Krasniqi iu dorëzua Deklarata e konstituimit të Parlamentit të të Rinjve të Kosovës.
Në prononcimin për media kryeparlamentari Krasniqi theksoi se i ka uruar Parlamentit të të Rinjve të Kosovës punë të suksesshme dhe angazhim të mëtejmë, duke u zotuar njëherësh për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të të Rinjve të Kosovës. Ky bashkëpunim,tha kreu i legjislativit të vendit, do të thellohet në vazhdimësi. Në vijim ai shfaqi kënaqësinë që të rinjtë e Kosovës po bëhen pjesë e Lëvizjes Evropiane.
Pasi u falënderua për këtë pritje, kryetari i Parlamentit të të Rinjve të Kosovës Abdullah Hasani, shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kuvendit të Kosovës gjatë aktiviteteve për konstituimin e Parlamentit . Njëkohësisht ai tha se nga kryeparlamentari ka marrë mbështetje edhe për punën e mëtejme të të rinjve .