Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 03.06.2009




Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, në një takim të rregullt pune, të drejtuar nga Zylfie Hundozi, kryetare e komisionit, ka shqyrtuar pesë projektligje në aspektin e përputhshmërisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Për Projektligjin për Lizingun Financiar, ka referuar anëtarja e komisionit, Njomëza Emini, për Projektligjin për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, ka raportuar kryetarja e komisionit, Zylfie Hundozi, kurse për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, ka referuar Naser Rugova. Për Projektligjin për Themelimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore, ka referuar Bujar Bukoshi, kurse për Projektligjin për partneritetet publiko-private dhe koncesionet për Sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve dhe procedurat për dhënien e tyre, ka raportuare Fatmir Rexhepi. Për të pesë projektligjet në fjalë ka pasur debat nga anëtarët e komisionit. Ato janë vlerësuar të jenë në përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, prandaj janë mbështetur nga Komisioni bashkë me amendamentet e propozuara nga Komisionit për Integrime Evropiane dhe amendamentet e komisioneve funksionale.
Nga mbledhja e Komisionit  për Integrime Evropiane