Lajmet e fundit
Kryeparlamentari , dr. Jakup Krasniqi priti ilirologun e njohur,akademik Aleksander Stipçeviq
, 04.06.2009
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim ilirologun e mirënjohur nga Kroacia , akademik Aleksander Stipçeviq , i cili është i njohur në qarqet shkencore dhe më gjerë për studimet e tij nga fusha e historisë dhe kulturës ilire. Në prononcimin për media kryeparlamentari Krasniqi e falënderoi z. Stipçeviq për këtë vizitë, duke theksuar se gjatë këtij takimi është folur për proceset e gjithëmbarshme në Kosovë dhe rezultatet që po arrihen në Kosovën e pavarur në të gjithë lëmenjtë.
Aleksander Stipçeviq këto ditë merr pjesë në simpoziumin “ Ilirët dhe Iliria”, i cili po mbahet në Prishtinë, organizuar nga universiteti “Iliria”.
Në fillim të fjalës së tij para medieve Aleksandeër Stipçeviq u përqendrua në historinë e arbneshëve të Zarës, ku edhe sot flitet gjuha arbneshe. Ndërkaq, në vijim ai theksoi se është për herë të parë në Kosovën e pavarur. Në të kaluarën kemi pasur veprimtari e vizita në Kosovë, por atëherë nuk kemi mundur të flasim atë që kemi dashur, ndërsa tash në Kosovën e pavarur është krejt ndryshe. Shpallja e pavarësisë së Kosovës, theksoi Aleksandër Stipçeviq, është moment historik. Ai në vazhdim tha se tash Prishtina dhe tërë Kosova ka ndryshuar shumë dhe ky zhvillim shihet kudo, duke shprehur besimin se Kosova do të zhvillohet me hove edhe më të mëdha në të ardhmen.
Gjatë takimit të sotëm Aleksandër Stipçeviq , në emër të Universitetit “Iliria” ia dorëzoi kryeparlamentarit një mirënjohje për kontributin e tij personal për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë takim studiuesin Stipçeviq e shoqëronte presidenti i universitetit “Iliria” , dr.Mexhait Reçi.