Lajmet e fundit
Komisionit për Integrime Evropiane priti delegacionin parlamentar kroat
, 08.06.2009
Komisioni për Integrime Evropiane priti delegacionin parlamentar kroat, i përbërë nga anëtarë të Komisionit për Vetëqeverisje Lokale dhe Rajonale dhe Komisionit për Informim dhe Media, i kryesuar nga Nevenka Marinoviq.
Kryetarja e Komisionit, Zylfie Hundozi, e cila e ka drejtuar takimin, e ka falënderuar delegacioni parlamentar kroat për dokumentet dhe literaturën e pasur që i ka ofruar Parlamenti kroat Kuvendit të Kosovës dhe këtij Komisioni, për sa i përket procesit të integrimeve evropiane. Ajo, ndërkaq, e ka uruar Kroacinë për anëtarësim në NATO dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërparlamentar dhe shfrytëzim të përvojave kroate në procesin e integrimeve evropiane. Zonja Hundozi ka theksuar se Kosova aktualisht është në Mekanizmin Përcjellës të Asocim Stabilizimit, se Qeveria e Kosovës ka përgatitur Planin e Veprimit për Partneritet Evropian dhe se po punohet që të dalë pozitiv fizibiliteti për Kosovën dhe të avancohet Raporti për Progresin i Komisionit Evropian.
Kryetarja Komisionit për Vetëqeverisje Lokale dhe Rajonal Nevenka Marinoviq, e cila kryesonte delegacionin parlamentar kroat, ka theksuar se Kroacia po punon në mënyrë të përshpejtuar për harmonizimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropiane, duke përmendur shifrën prej 396 ligjesh të tilla të harmonizuara nga viti 2003 e këtej dhe 125 ligje të miratuara gjatë vitit të shkuar. Ajo në vazhdim ka folur për rolin e Këshillit Kombëtar Kroat (për procesin e integrimeve). “Rezultatet do të ishin edhe më të mira në procesin e integrimeve evropiane, sikur të mos bllokoheshim nga fqinji ynë i mirë Sllovenia”, ka thënë parlamentarja kroate.
Të gjithë anëtarët e Komisionit janë angazhuar në takim dhe kanë dashur të njihen më së afërmi me përvojat kroate në shumë lëmenj të legjislacionit, sidomos për sa i përket privatizimit, kujdesit për veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, të cilat fusha Kroacia i ka rregulluar shumë mirë. Sabri Hamiti, ndërkaq, ka kërkuar që deri në vjeshtë të krijohen grupet e miqësisë në parlamentet e të dy vendeve, duke theksuar se ka hapësira shumë të gjëra të bashkëpunimit.