Lajmet e fundit
Kryeparlamentari,dr Jakup Krasniqi, priti delegacionin e Parlamentit të Kroacisë
, 08.06.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion nga Kroacia, i kryesuar nga Nevenka Marinoviq, e shoqëruar edhe nga Goran Beus Richembergh, që vijnë nga komisionet për Vetëqeverisje Lokale dhe Rajonale dhe atij për Informim e Media në Parlamentin e Kroacisë. Me këtë rast znj. Nevenka Marinoviq pasi u falënderua për mikpritjen, kryeparlamentarit Krasniqi ia përcolli përshëndetjet më të ngrohta nga kryetari i Saborit të Kroacisë, Lluka Bebiq. ”Kemi ardhur këtu për të diskutuar shumë çështje me interes të përbashkët dhe për të nxitur bashkëpunim të mëtejmë ndërparlamentar. Të gjitha komisionet e Parlamentit të Kroacisë janë të gatshme për këmbim përvojash dhe thellim të bashkëpunimit të mëtejmë”, theksoi gjatë këtij takimi,znj. Marinoviq.
Pasi u uroi mirëseardhje në Republikën e Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi shprehu falënderimet e tij për kryetarin e Saborit të Kroacisë, z. Bebiq, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për të shpejtuar kontaktet dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve. Duke folur rreth pozitës së komuniteteve në Kosovë, kryeparlamentari Krasniqi tha:”Theksoj edhe një herë përkushtimin e Republikës së Kosovës, që me Kushtetutë dhe ligje të krijohen kushtet e nevojshme për komunitetet pakicë që jetojnë në Kosovë. Në fakt, Kushtetuta dhe ligjet këtë edhe ua mundësojnë komuniteteve”.