Lajmet e fundit

Nga konferenca për shtyp e deputetëve Emini dhe Rugova

, 09.06.2009




Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës Njomza Emini dhe Naser Rugova, në konferencën e sotme për gazetarë informuan opinionin publik për të arriturat dhe punën e bërë në Zyrën e Deputetëve të Prishtinës për komunikim me qytetarë gjatë gjashtë muajve të parë që prej hapjes së saj.

Me këtë rast deputetët shpalosën të dhënat rreth numrit të rasteve të ngritura nga qy¬te¬tarët dhe natyrës së tyre. 163 raste janë pranuar nga tetë deputetë të grupeve të ndry¬sh¬me parlamentare të përfshirë në punën e Zyrës sipas një orari të përcaktuar nga vetë ata.

“Unë dëshiroj që të punoj në interes të të gjithë qytetarëve të Prishtinës dhe t’i përfaqësoj ata sa më denjësisht në Kuvendin e Kosovës. Me hapjen e kësaj zyre dëshiroj t’ ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të të gjitha përkatësive politike, etnike a religjioze, që të vinë dhe të parashtrojnë pyetje, kërkesa apo iniciativat e veta pranë kësaj zyre. Dyert janë të hapura për të gjithë”, tha deputeti Naser Rugova.

“Komunikimi i deputetëve me qytetarë duhet të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë man¬datit të tij, sepse demokracia ekziston vetëm kur deputeti ka informata për të marrë vendime të cilat reflektojnë interesat dhe nevojat e qytetarëve” tha Njomëza Emini.

Hapjen e Zyrës e ka ndihmuar USAID-i, misioni në Kosovë, nëpërmjet Programit Parlamentar të NDI-së (Institutit Demokratik Kombëtar). “Jemi shumë të lumtur për mbarëvajtjen e funksionimit të kësaj zyre dhe urojmë deputetët për punën e tyre.

Kjo është dëshmi se Kosova po bëhet shoqëri, ku zëri i qytetarëve do të dëgjohet fuqishëm dhe shpresojmë se në të ardhmën do të shohim më shumë zyra të tilla.”, tha Arben Kelmendi, zyrtar i lartë nga Instituti Demokratik Kombëtar. Kjo është zyra e parë dhe e vetme e këtij lloji në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës, sipas Planit Strategjik trevjeçar, parasheh hapjen e zyrave të deputetëve në të gjitha qendrat komunale të Kosovës.
Nga konferenca për shtyp e deputetëve Emini dhe Rugova