Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 09.06.2009
Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, të cilin e kryesoi kryetarja e Komisionit, zonja Myzejene Selmani, mbajti sot mbledhjen e rregullt në të cilën si pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit vjetor financiar (për vitin 2008), nga Agjencia Kosovare për privatizim (AKP).
Në mbledhjen e përmendur, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Agjencia Kosovare për Privatizim, të kryesuar nga kryetari i Bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare për Privatizim, z. Dino Asanaj.
Në mbledhjen e lartpërmendur, duke folur mbi aktivitetet e AKP-së, në ë vitin e kaluar 2008, z. Asanaj theksoi që kjo Agjenci është formuar me datën 1. qershor të vitit 2008 dhe është pasardhës i Agjencisë Kosovar të mirëbesimit, sipas të gjitha akteve ligjore. Përndryshe, kjo Agjenci, aktivitetet e veta i ka të orientuara, para se gjithash, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që dalin nga plani dhe programi i kësaj Agjencie për vitin e lartpërmendur. Në vazhdim z. Asanaj, krahas të tjerave, theksoi që duhet potencuar se Raporti financiar vjetor ka marrë notë të kalueshme nga ana e Bordit të drejtorëve të Agjencisë për Privatizim dhe se Raporti i përmendur financiar iu është dërguar, për shqyrtim, edhe institucioneve tjera relevante.
Pas një diskutimi gjithëpërfshirës, lidhur me pikën kryesore të rendit të ditës, Raporti vjetor financiar ( për vitin 2008), i Agjencisë Kosovare për Privatizim (AKP), është miratuar nga ana e anëtarëve të Komisionit, dhe si i tillë do të dërgohet në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës për shqyrtim. Njëkohësisht, anëtarët e Komisionit, lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, kanë nxjerrë si Rekomandim që në një kohë sa më të afërt, Agjencia Kosovare për Privatizim të përgatisë Raportin vjetor për punën e gjithëmbarshme gjatë vitit 2008 si dhe, njëkohësisht, të dërgojë Planin dhe Programin e punës si dhe Politikat e veprimit për vitin 2009.