Lajmet e fundit

Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri priti një delegacion nga Suedia

, 11.06.2009




Kryetari i komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri,.Rrustem Mustafa me anëtarë tjerë të komisionit ka pritur në takim pune një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes së Suedisë të kryesuar nga Sven Hakan Oskar Jevrell, Sekretar shteti.

Është biseduar për sigurisë së përgjithshme në vend dhe për rolin e Suedisë në kuadër të bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare. Gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian nga ky vend skandinav, është premtuar se dhe Kosova dhe rajoni do te trajtohen me prioritet.

Kryesuesi i delegacionit nga Ministria e Mbrojtjes së Suedisë, Sven Hakan Oskar Jevrell, është shprehur i kënaqur me transformimin e Institucioneve ndërkombëtare që janë prezent në Kosovë e sidomos tani kur po mendohet edhe reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë.

Kryetari i komisioni, Rrustem Mustafa, duke u ndërlidhur me këtë temë ka sugjeruar që Bashkësia ndërkombëtare të mos merr vendime të shpejta për reduktimin e forcave të KFOR-it në Kosovë. Ai e ka parë të arsyeshme që reduktimi të mos fillojë para vitit 2011.

Kryetari i komisionit ka paraqitur objektivat e tij për ngritjen e FSK-së. Ai ka theksuar se kemi hyrë në fazën e ndërtimit të FSK-së dhe kjo forcë do të ngrihet me standarde të NATO-s. Nuk duhet të nisemi nga kapacitetet e mëparshme, por duhet tu jepet trajnim i mirëfilltë 2500 trupave që do të jenë pjesë e kësaj force, ka theksuar Mustafa.

Në takim është diskutuar edhe për Veriun e vendit dhe integrimin e minoriteteve në strukturat e sigurisë.

Janë diskutuar edhe çështje të tjera me interes të përbashkët në rrugën e shtetndërtimit dhe procesin e integrimeve.
Komisioni  për Punë të Brendshme dhe Siguri priti një delegacion nga Suedia