Lajmet e fundit

Kryeparlamentari , dr. Jakup Krasniqi, priti ish-kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jessen-Petersen

, 15.06.2009




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte një takim me ish-kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jessen-Petersen. Në këtë takim, në të cilin merrte pjesë edhe anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, z. Peterssen e falënderoi kryeparlamentarin Krasniqi për këtë pritje, në përvjetorin e parë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës , ditë kjo e shënuar për Kosovën. “ Është kënaqësi që jam sot këtu, në Kosovën e pavarur dhe shfrytëzoj rastin t’ ju uroj përvjetorin e parë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës”, theksoi Soren Jessen-Petersen.

Pasi e falënderoi për këtë vizitë z. Peterssen, kryeparlamentari Krasniqi bëri një prezantim në pika të shkurtra për proceset që zhvillohen në Kosovë, që nga shpallja e Pavarësisë .Në këtë vështrim u vu në dukje se Kuvendi i Kosovës aprovoi të gjitha ligjet e Pakos së Ahtisaarit me procedurë të shpejtuar.
Kryeparlamentari , dr. Jakup Krasniqi, priti ish-kryeadministratorin e Kosovës,  Soren Jessen-Petersen