Lajmet e fundit
Kryeparlamentari , dr. Jakup Krasniqi, priti një delegacion nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të Shqipërisë
, 16.06.2009
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të Shqipërisë, i kryesuar nga inspektori i përgjithshëm, z. Adriatik Llalla. Delegacioni shoqërohej edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë,Islam Lauka, si dhe nikoqiri i këtij delegacioni Hasan Preteni, drejtor i Agjensionit Kosovar kundër Korrupsionit.
Në fillim të takimit kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u shpreh se janë për t’ u përgëzuar marrëdhëniet shumë të mira që janë vendosur ndërmjet këtyre dy institucioneve, pasi këmbimi i përvojave dhe ofrimi i ndihmës nga ana e Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të Shqipërisë për AKK-në do të jenë me dobi të shumanshme. Në vijim kryeparlamentari Krasniqi foli edhe për punën e Kuvendit të Kosovës në fushën e legjislacionit dhe domosdonë e luftës kundër korrupsionit.
Angazhimet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve do të përkrahen gjerësisht, tha ambasadori i Shqipërisë, Islam Lauka, i cili theksoi se gjithnjë duhet të priremi drejt konkretizimit të marrëdhënieve të dyanshme. Lidhur me disa aspekte të bashkëpunimit të AKK-së dhe Inspektoratit nga Shqipëria foli edhe Hasan Preteni, i cili tha se agjensioni kosovar gëzon që nga fillimi përkrahjen e Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të Shqipërisë, sidomos në trajnim dhe në këmbimin e përvojave.