Lajmet e fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 16.06.2009
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, u përcaktua rendi i ditës për dy seanca të ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Në rendin e ditës së seancës së 23 qershorit pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë Informata për incidentin në dhomën e provave të Policisë së Kosovës, të cilën do ta paraqesë ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.
Ndërkaq, në seancën e 25 qershorit, pas kohës për pyetje parlamentare do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/ për Pyjet e Kosovës, ndërsa për herë të dytë do të shqyrtohen tri projektligje:Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/5 për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, ai për Lizingun Financiar dhe Projektligji për themelimin e Departamentit për Mjekësi Ligjore. Në këtë seancë do të rishqyrtohet edhe Ligji për të drejtat sendore, si dhe shqyrtohet Rekomandimi i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me propozimin e Qeverisë për emërimin e zëvendësdrejtorit të Sekretarisë ekzekutive të Agjencisë së Pronave dhe dy anëtarëve të Bordit të kësaj agjencie. Po kështu do të shqyrtohen edhe raportet e Komisionit për Ndihmë Juridike dhe ai i Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2008.
Sa i përket kërkesës së nënshkruar nga tetë deputetë të Kuvendit për të debatuar në seancën e radhës për gjendjen në Radio Televizionin e Kosovës, u theksua se në këtë rast do të veprohet sipas Rregullore së Punës së Kuvendit të Kosovës, e cila parasheh që në këto raste kërkesa radhitet në seancë , brenda tri javësh prej kur e merr në shqyrtim Kryesia. Ndërkaq, lidhur me kërkesën e deputetit Zafir Berisha, të përkrahur edhe nga disa deputetë të tjerë, për të shpallur Prizrenin kryeqytet të Republikës së Kosovës, u tha se me Kushtetutë, kryeqytet i Kosovës është përcaktuar Prishtina, prandaj kjo nuk mund të bëhet, sepse më parë duhet të ndryshohet Kushtetuta.