Lajmet e fundit
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti kryetarin e Shoqatës së Malazezve të Kosovës, Sllobodan Vujqiq-Boban
, 17.06.2009
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me kryetarin e Shoqatës së Malazezve të Kosovës ,Sllobodan Vujqiq- Boban. Me këtë rast z. Boban e falënderoi kryeparlamentarin për këtë pritje, ndërsa në vijim foli për pozitën e komunitetit malazias në Kosovë. Në këtë vështrim ai u angazhua që edhe malazeztë të kenë të njëjtin status, si edhe pakicat tjera në Kosovë.
Kryeparlamentari Krasniqi theksoi se qytetarët malazias gëzojnë në Kosovë të gjitha të drejtat,ndaj njohja e këtij komuniteti nuk është problem për institucionet e Kosovës, por çështje është se ata nuk përmenden në Kushtetutë krahas pakicave të tjera. Kryeparlamentari Krasniqi theksoi se do të presim regjistrimin e popullsisë dhe pastaj do të shikohet se çfarë mund të bëjnë institucionet e Kosovës për avancimin e pozitës kushtetuese të malazezve. Një kontribut të madh në përmirësimin e pozitës së malazezve do të mund të japë edhe pjesëmarrja e tyre në zgjedhje dhe në tërë proceset që zhvillohen në Kosovë.