Lajmet e fundit
Komisioni për Buxhet dhe Financa mbajti një dëgjim publik
, 17.06.2009
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , kryesuar nga Gani Koci,kryetar i Komisionit, mbajti një dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar nr. 03/L-146, i cili tashmë është miratuar në parim nga ana e Kuvendit të Kosovës. Në debatin e gjerë e shumë të thukët u theksua se në kuadër të nismës së Qeverisë së Kosovës për të bërë një rishikim të sistemit tatimor, është ndërmarrë edhe ky hap për hartimin e këtij projektligji, i cili rregullon një veprimtari shumë të rëndësishme në Kosovë. Projektligji është hartuar duke pasur për mbështetje edhe direktivat e Bashkimit Evropian , që kanë të bëjnë me sistemin e përgjithshëm të TVSH-së.
Ndër çështjet që zgjonin më shumë vëmendjen e diskutuesve ishin çështjet e normave të shkallëzuara të TVSH-së, rimbursimi, si dhe mënyra e regjistrimit të pagesës.
Përkitazi me çështjen e rimbursmimit u th se në projektligj duhet të parashihen afatet e rimbursimit të TVSH-së. Në këtë vështrim u theksua se procedurat e rimbursimit duhet të jenë më të favorshme në lëmin e eksportit. Ndërkaq, kur është fjala për përcaktimin e normës së TVSH-së, u tha se me ligj duhet të parashihen dy shkallë përqindjeje tatimimi, përkatësish përqindja e lartë dhe ajo e ulët, si veprohet edhe në vende evropiane. Sipas këtij propozimi përqindja e lartë do të ishte 18 për qind, ndërsa përqindja e ulët të jetë diku prej 5 deri 8 për qind. Në një përgjigje lidhur me çështjen se Projektligji lë hapësirë që me anë të akteve nënligjore ministri të përcaktojë shkallën e TVSH-së,pasoi kundërpërgjigjja se kjo nuk duhet të lihet në vullnet të ministrit, por duhet të caktohen mallrat për të cilat mund të ulet tatimi. U bënë vërejtje edhe sa i përket disa shërbimeve , siç janë bastet, të cilat sipas mendimit të diskutueseve nuk mund të parashihet që të lirohen nga TVSH-ja.
Komisioni u zotua se vërejtjet që u dhanë do të merren parasysh me rastin e amendamentimit të këtij Projektligji.