Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport

, 17.06.2009




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji,Kulturë, Rini e Sport, i kryesuar nga z. Agim Veliu- kryetar, sot mbajti mbledhje, ku pikë kryesore e rendit të ditës pati shqyrtimin e Projektligjit për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë.

Në këtë mbledhje, duke diskutuar për pikën e sipërpërmendur, u tha se ky Komision për këtë Projektligj, me 19 qershor 2009, do të organizojë dëgjim publik, ku si pjesëmarrës do të ftohen edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Grupi joformal i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës, të drejtorive komunale për rini, organizatës rinore të bashkësive( komunitetve), organizatat rinore partiake, organizatat joqeveritare që merren me çështjet e rinisë, si dhe subjektët tjerë të cilët në mënyrë direkte apo jodirekte janë të lidhur me çështjet e rinisë në tërësi.

Po në këtë mbledhje, në pikën të ndryshme, anëtarët e Komisionit u pajtuan që në mbledhjen e ardhshme të jetë i ftuar edhe kryetari i Komisionit shtetëror për maturë, z. Nehat Mustafa, i cili anëtarët e Komisionit do t’i njoftojë për disa hollësi rreth provimit të fundit të maturës së maturantëve në shkollat e mesme.
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport