Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës plenare të 11 qershorit
, 18.06.2009
Në vazhdimin e seancës së 11 qershorit, të kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës. dr. Jakup Krasniqi dhe anëtari i Kryesisë, Naim Maloku, deputetët sot kanë debatuar lidhur me propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për kornizën afatmesme te shpenzimeve për periudhën 2010-2012.
Derisa deputetët nga radhët e opozitës kanë qenë më të shumtë në këtë debat dhe e kanë kritikuar kornizën e propozuar afatmesme të shpenzimeve për periudhën 2010-2012, deputetët nga radhët e koalicionit qeverisës kryesisht e kanë mbështetur këtë kornizë, duke e lavdëruar Qçqeverinë për udhëheqjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Përjashtim në këtë mes ka qenë deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, i cili ka shprehur disa vërejtje për kornizën e afatmesme të shpenzimeve.
Në fund të debatit e ka marrë fjalën ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, i cili ka dhënë sqarime për metodologjinë e hartimit të kornizës afatmesme te shpenzimeve për periudhën 2010-2012, si dhe për zëra të ndryshëm në të, të zënë në gojë nga deputetët.
Deputetët, po në këtë seancë, kanë shqyrtuar Raportin vjetor për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik në Kosovë për vitin 2008, të cilin e ka prezantuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala. Pas një debati të gjatë të deputetëve dhe, konform raportit me rekomandime të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, seanca e ka miratuar këtë raport.
Kuvendi ka miratuar propozimvendimin e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e projektit multietnik për Komunën e Novobërdës.
Fare në fillim të seancës së sotme fjalën e ka marrë zëvendësministri i Transportit dhe telekomunikacionit, Adem Grabovci, i cili ka deklaruar se në emër të kryetarit të Komunës së Deçanit, Musa Berisha, ka marrë (nëpërmjet telefonit) një kërcënim për jetë. Ai u ka bërë thirrje kreut dhe aktivistëve të AAK-së, të heqin dorë nga kërcënimet dhe shantazhet, ndërkaq ka deklaruar se rastin e ka denoncuar në polici. Me Grabovcin ka replikuar deputeti Ethem Çeku, i cili nuk është pajtuar me kualifikimin e zëvendministrit.