Lajmet e fundit
Kryeparlamentari , dr. Jakup Krasniqi, priti një delegacion nga Banka Qendrore e Kosovës
, 19.06.2009
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion nga Banka Qendrore e Kosovës, të përbërë nga drejtori i Bordit të BQK-së, Gazmend Luboteni, guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi,zëvendësguvernatori i i funksioneve bankare, Gani Gërguri dhe zëvendësguvernatori i i mbikëqyrjes financiare, Nexhat Kryeziu. Me këtë rast ky delegacion, pasi u falënderua për pritjen , ia dorëzoi kryeparlamentarit Krasniqi, Raportin vjetor për vitin 2008 të Bankës Qendrore të Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi falënderoi delegacionin për dorëzimin e Raportit, si dhe për informacionin e gjerë për rrjedhat ekonomike e financiare në Kosovë.
Kryeparlamentari Krasniqi falënderoi delegacionin për dorëzimin e Raportit, si dhe për informacionin e gjerë për rrjedhat ekonomike e financiare në Kosovë.