Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 22.06.2009
Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, kryesuar nga Gani Koci, kryetar i komisionit, u shqyrtua Raporti i Auditorëve të Pavarur të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës nr. 03/2333/DO – 1459/1 dt. 10.06.2009 dhe Pasqyrave Financiare për vitin 2008, në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqësues të TKPK-së. Ishte kjo hera e parë që Komisioni shqyrton një Raport të këtillë të audituar të këtij Trusti. Duke prezantuar këtë Raport, përfaqësuesit e TKPK-së theksuan se humbjet e këtij trusti, i cili ka 281 mijë kontribuues , për vitin 2008 ishin 92, 5 milionë, ndërsa vetëm depozitat në dy banka, që veprojnë në Kosovë, kanë treguar parametra pozitiv financiar. Në një nga pyetjet e drejtuara përfaqësuesve të Trustit, se pse bliheshin aksione në institucionet bankare të botës , duke parë se nuk kishte fitime, por humbje, u mor përgjigjja se kjo ka qenë rrjedhojë e politikës së ish-Bordit, mirëpo që nga shtatori i vitit që shkoi më nuk investohen mjete të Trustit në bankat jashtë Kosovës. Pas shqyrtimit, Komisioni u pajtua që ky Raport të procedohet për shqyrtim në Kuvend.
Në vijim Komisioni shqyrtoi propozim-amendamentet e grupit punues të Komisionit për Buxhet dhe Financa për Projektligjin për Auditimin e Brendshëm nr. 03/L-128, të cilat i prezantoi kryetarja e këtij grupi, Safete Hadërgjonaj, pastaj Projektligjin për Armët nr. L 143/1 me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, me amendamente, si dhe Projektligjin për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike L -142 me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, me amendamente, të cilat gjithashtu u përkrahën për procedim të mëtejmë në Kuvend.