Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi vizitoi “SOS – Fshati i fëmijëve” të Prishtinës
, 24.06.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, vizitoi sot fshatin e fëmijëve jetim “SOS – Fshati i fëmijëve” të Prishtinës , me rastin e organizimit tradicional “Java e SOS- Fshatit të Fëmijëve “, me moton:” Pak nga Ju...Vlen shumë për mua”. Kryeparlamentari Krasniqi vizitoi ambientet e kësaj qendre ku janë të vendosur fëmijët e braktisur dhe ata në nevojë, duke u njohur me kushtet e gjithëmbarshme solide që ofrohen për këta fëmijë. Personeli i këtushëm në krye me drejtoren Nezahat Salihu njoftoi në hollësi kryeparlamentarin lidhur me punën vetëmohuese që bëhet këtu për t’ ju ofruar kushte sa më të mira fëmijëve. Kreu i legjislativit të vendit pasi vizitoi fëmijët dhomë më dhomë, të cilët sipas kujdesit dhe kushteve që iu ofrohen, thuajse jetonin në familjet vërteta, u uroi rritje të mbarë dhe fat fëmijëve, duke përgëzuar njëkohësisht tërë personelin e këtushëm , të cilët nuk kursejnë asgjë për të mirën e fëmijëve. “Jemi të vetëdijshëm se si shoqëri në tranzicion nuk mund të japim gjithçka që duhet për fëmijët e këtyre kategorive, por me zhvillimin e shoqërisë sonë do të vijnë ditë edhe më të mira për të gjithë fëmijët. Uroj që fëmijë të këtillë të ketë sa më pak”, theksoi kyeparlamentari Krasniqi.
Gjatë vizitës krijohej përshtypja se në këtë kompleks kishte rregull,dëshirë për përkujdesje sa më humane dhe rend shtëpiak që impresionon.
Kryeparlametari Krasniqi pas vizitës u nënshkrua edhe në librin e kujtimeve të kësaj qendre.
Gjatë vizitës krijohej përshtypja se në këtë kompleks kishte rregull,dëshirë për përkujdesje sa më humane dhe rend shtëpiak që impresionon.
Kryeparlametari Krasniqi pas vizitës u nënshkrua edhe në librin e kujtimeve të kësaj qendre.