Lajmet e fundit
Seanca e Kuvendit të Kosovës
, 25.06.2009
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi,kryetar i Kuvendit, pas kohës për pyetje parlamentare, brenda së cilës pyetjeve të deputetëve iu përgjigjën ministrat e lëmenjve përkatës: Valton Beqiri,Nenad Rashiq dhe Idriz Vehapi, filloi shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/3 për Pyjet e Kosovës , të cilin para deputetëve e prezantoi ministri i Bujqësisë Idriz Vehapi. Pas diskutimit deputetët e miratuan në parim këtë projektligj.
Në vijim u aprovuan Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/5 për tregtinë me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, Projektligji për Lizingun Financiar,Projektligji për themelimin e Departamentit për Mjekësi Ligjore, Ligji për të drejtat sendore dhe Projektligji nr. 03/L-090 për partneritetet publiko-privat dhe koncesionet për sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve dhe procedurat për dhënien e tyre. Në vijim të seancës, të cilën në një periudhë e udhëhoqi edhe anëtari i kryesisë së Kuvendit, Eqrem Kryeziu, u shqyrtua Raporti i punës së Komisionit për Ndihmë Juridike bashkë me rekomandimet e komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi. Diskutimet e deputetëve u përqendruan sidomos në atë se sa Komisioni për ndihmë juridike, i cili përkrah qytetarët që nuk kanë mundësi materiale dhe të tjera në mbrojtjen e të drejtave të tyre të ndryshme, është funksional. Në këtë vështrim diskutuesit kërkuan një efektshmëri më të madhe në punë nga ana e komisionit,duke propozuar njëherësh që fushë veprimtaria e tij të përcaktohet me ligj të ri. Po kështu u kërkua që të sigurohet hapësirë e duhur e punës,staf përcjellës dhe buxhet i nevojshëm.
Në vazhdim u shqyrtua Raporti i Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2008. Gjatë diskutimeve u tha se Raporti përmbush disa kritere më themelore të raportimit dhe ka një avancim krahasuar më vitin 2007. Megjithatë, si theksuan disa diskutues , ai nuk është si duhet i ndërtuar,përkatësisht nuk është i kompletuar. Bëheshin vërejtje edhe në aspektin se raporti është i stërzgjatur, duke përmbajtur edhe pjesë nga procesverbalet e tij. Ndër vërejtjet tjera u përmend ajo se Raporti nuk ka strategji të digjitalizimit dhe nuk ka të dhëna mbi politikat transmetimit. Duke diskutuar për Raportin u bë fjalë edhe për ndërprerjen e transmetimit të Radio Zëri i Sharrit, i cili ka vepruar në Rajonin e Kaçanikut, ndërsa iu ka ndërprerë transmetimi nga ana e KPM-së, që nuk mund të arsyetohej nga ana e pjesëmarrësve në debat. Shi për këtë Raporti i Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2008 u përkrah , por duke rekomanduar që të gjendet një kompromis, përkatësisht që KPM-ja dhe udhëheqja e Radio Zëri i Sharrit të rishqyrtojnë këtë çështje dhe të gjejnë një zgjidhje.
Në rendin e ditës së seancës ishte edhe shqyrtimi i Propozimvendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e zv. drejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë së Pronës dhe të dy anëtarëve të Bordit të kësaj agjencie. Megjithëse ky propozim ishte përkrahur nga Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, propozimi nuk fitoi shumicën e nevojshme të votave.
Para se të fillojë seanca me rendin e ditës , deputetët Kaçusha Jashari dhe Ibrahim Makolli, reaguan kundër arrestimit ta pabazë të ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, nga ana e autoriteteve bullgare, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar, përmes Interpolit të lëshuar nga Serbia, duke kërkuar lirimin e tij. Me këtë rast u përmend edhe arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Genc Zogaj, i cili u arrestua ditë më parë nga autoritetet hungareze, e më pastaj iu dorëzua Serbisë. Ndalimin e arrestimeve të këtilla e mbështeti edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke kërkuar njëherësh që presidenti dhe kryeministri i Kosovës në bazë të autorizimeve të tyre kushtetuese të angazhohen dhe të kërkojnë nga institucionet ndërkombëtare që të ndërpritet praktika e këtillë e ndjekjes së qytetarëve të Kosovës nga Serbia.