Lajmet e fundit
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti Avokatin e popullit, z. Sami Kurteshi
, 26.06.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me Avokatin e popullit, z.Sami Kurteshi. Në prononcimin për media kryeparlamentari Krasniqi theksoi se me avokatin e porsazgjedhur ka biseduar për detyrat dhe obligimet që ka Kuvendi ndaj këtij institucioni të pavarur, duke shprehur edhe urimet për punë të suksesshme këtij institucioni . Në vijim kryeparlamentari Krasniqi tha se tashmë Kuvendi i Kosovës kreu obligimin e vet, duke zgjedhur avokatin e popullit, për të shtuar:”Kërkoj që avokati i popullit ta ushtrojë funksionin e tij sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Funksioni i avokatit të popullit duhet të jetë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përkatësisht mbrojtjen e secilit qytetar në nga çdo padrejtësi që i bëhet, pa marrë para sysh nga vjen ajo”.
Në fillim të prononcimit të tij Sami Kurteshi shprehu kënaqësinë me faktin që institucioni i avokatit të popullit ka përkrahjen e institucioneve më të larta të vendit, ndaj, si tha ai, ndihet i lehtësuar në këtë detyrë që ka marrë dhe nuk ka dyshim se do ta kryejë me sukses atë , duke ju ofruar ndihmë të gjithë qytetarëve të vendit. Në këtë frymë, tha ai, edhe qytetarët do të do të kenë besim në këtë institucion.