Lajmet e fundit

Nga takimi i Grupit joformal të deputeteve të Kuvendit të Kosovës me Grupin joformal të Grave të Gjilanit

, 30.06.2009




Grupi joformal i deputeteve të Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në Kuvend Grupin joformal të Grave të Gjilanit, si dhe aktivistet nga shoqëria civile e këtij qyteti.

Në takim është biseduar për fuqizimin e gruas në vendimmarrje, ndërkaq, janë këmbyer përvojat e deputeteve të Gjilanit në politikë dhe në kontakte me qytetarët. Janë shoshitur gjithashtu edhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.

Vëmendje e veçantë në këtë takim i është kushtuar Ligjit zgjedhor, për të cilin gratë vlerësojë së duhet të plotësohet dhe ndryshohet, në funksion të demokratizimit të brendshëm të partive politike, barazisë gjinore dhe sfidave me të cilat ballafaqohet gruaja sot në shoqërinë e Kosovës.

Takimi është organizuar nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të Kuvendit Komunal të Gjilanit, nëpërmjet misionit të OSBE-së në Kosovë.

Nga takimi i Grupit joformal të deputeteve të Kuvendit të Kosovës me Grupin joformal të Grave të Gjilanit