Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 30.06.2009




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të cilin e kryesoi Sadik Idrizi kryetar, në mbledhjen e sotme në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektit të letrës së bardhë – sfidat e përfshirjes sociale në Kosovë.

Në këtë mbledhje të Komisionit pas diskutimit të gjithanshëm mbi Projektin e letrës së bardhë, anëtarët e Komisionit u pajtuan se i njëjti është bazë e mirë që problemet ekzistuese sociale të shoqërisë Kosovare ta kenë rëndësinë e vetë që do të thotë se problemi i varfërisë, problemi i papunësisë, problemi i përkujdesjes mjekësore e të ngjashme që kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe çështjet sociale të Kosovës të sensibilizohen në aspektin e gjerë. Për ndryshe ky Projekt i letrës së bardhë një herit është edhe përkrahje për Deklaratën e objektivave të zhvillimit të mileniumit i cili është nënshkruar vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës. Në fund të mbledhjes anëtarët e Komisionit u pajtuan se Projekti i letrës së bardhë – sfidat e përfshirjes sociale në Kosovë të radhitet në rendin e ditës për mbledhjet e ardhshme plenare të Kuvendit të Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje anëtarët e Komisionit e shqyrtuan edhe Projektligjin për plotësimet dhe ndryshimet e Ligjit për duhanin nr.02/L-36
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale