Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 01.07.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Gani Koci, në rend të ditës ishin: shqyrtimi i Raportit vjetor financiar dhe Raportit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2008, si dhe shqyrtimi i Raportit financiar të Komisionit Qendror Zgjedhor, për periudhën 2008/2009.

Anëtarët e Komisionit pas diskutimit gjithëpërfshirës dhe ofrimin e disa sugjerimeve, në parim i përkrahën këto dy raporte financiare dhe njëherit përkrahën edhe procedimin e mëtejmë të të njëjtëve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e Komisionit, në parim, përkrahën edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurimin publik në Kosovë, nr.02/L-99.
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa