Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Z. Köksal Toptan,viziton Kosovën

, 03.07.2009




Të dielën , më 5 korrik të këtij viti, kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë,z.Köksal Toptan, do të vijë në një vizitë zyrtare treditëshe në Kosovë. Në Aeroportin e Prishtinës, z. Toptan do t’i urojnë mirëseardhje anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës : Xhavit Haliti, Sabri Hamiti,. Mufera Shinik dhe Ibrahim Gashi. Pritet që në Aeroportin e Prishtinës, z. Toptan të arrijë rreth orës 16.

Të hënën, në orën 9,25 shkëlqesia e tij z. Köksal Toptan,kryetar i Kuvendit të Madh të Turqisë arrin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Në hyrje do të pritet me Gardë Nderi nga dr. Jakup Krasnqi, kryetar i Kuvendit tëRepublikës së Kosovës (vetëm fotografim dhe xhirim).

Në orën 09:30 do të mbahet takim mirëseardhjeje për shkëlqesinë së tij, Z. Köksal Toptan,kryetar i Kuvendit të Madh të Turqisë nga dr. Jakup Krasniqi,kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kabinetin e kryeparlamentarit Krasniqi. (vetëm fotografim dhe xhirim).

Në orën 9, 45 do të mbahet takim i Shkëlqesisë së tij,z. Köksal Toptan,kryetar i Kuvendit të Madh të Turqisë dhe delegacionit të tij me dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit. salla C- 301. (vetëm fotografim dhe xhirim).

Në orën 10:45 mbahet konferencë për shtyp nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Koksal Toptan.

Në orën 12, 30 fillon seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës për nder të z. Koksal Toptan.(fotografim dhe xhirim).

Gjatë kësaj vizite, z. Toptan, pos takimeve me udhëheqjen me të lartë të vendit do të ketë edhe disa vizita e aktivitete të tjera në Prishtinë dhe në vende të tjera të Kosovës.

Po këtë ditë bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, zonjës Sevdije Kraniqi do të organizojë një drekë për nder të zonjës Toptan.