Lajmet e fundit
Fjala e z. Koksal Toptan, Kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë, në Kuvendin e Kosovës
, 06.07.2009
I nderuari Kryetar i Kuvendit,
Deputetë të çmuar të Republikës së Pavarur të Kosovës,
Ndiej kënaqësi të madhe që jam i pari Kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë, i cili në vitin e dytë të shpalljes së pavarësisë të saj, viziton Republikën e Kosovës, dhe që ju drejtohem juve.
Fjalimin tim dua ta filloj duke i përcjellë porositë e dashurisë dhe miqësisë së popullit turk dhe të Asamblesë sonë për popullin e Kosovës, popull me të cilin jem të vëllazëruar dhe kemi ndarë historinë e fatin e përbashkët, dhe për ju Deputetët e çmuar.
Dua të shpreh edhe këtë se, që nga momenti i ardhjes këtu, ndihemi si në shtëpinë tonë.
Falënderohemi për mikpritjen dhe për interesimin e lartë të treguar ndaj delegacionit tonë.
Duke ju drejtuar popullit të Kosovës nga Kuvendi i lartë i saj, i cili është reflektimi më i bukur i strukturës së saj shumetnike e demokratike, edhe një herë me ndjenja më të sinqerta dua t’ia uroj pavarësinë e Kosovës.
I nderuari Kryetar,
Deputetë të respektuar,
Lidhjet historike mes Turqisë dhe Kosovës, përtej të gjitha qasjeve politike, shprehin fuqinë e lidhjeve të thella vëllazërore dhe miqësore, e të cilat rrjedhin nga e kaluara e përbashkët.
Bashkëjetesa historike, kulturore e humane, e cila shtrihet në shekuj, sot paraqitet në rëndësinë që Turqia i kushton Kosovës dhe popullit vëllazëror të Kosovës.
Populli turk, ashtu siç ka ndarë dhimbjen tuaj kur Kosova ka kaluar nëpër ditët e vështira, në mënyrë të njëjtë ka ndarë edhe ndjenjat e entuziazmin e popullit të vëllazëruar të Kosovës, në ditën kur ajo ka shpallur pavarësinë e saj.
Ekzistimi i komunitetit turk në Kosovë, dhe shumë qytetarëve me prejardhje nga Kosova në Turqi, edhe më shumë rrit masën e lidhjeve tona.
Mehmet Tahir Efendiu, i ati i Mehmet Akif Ersoyit, poetit tonë kombëtar e autorit të himnit kombëtar, i cili është simboli i pavarësisë sonë, është nga Kosova; dhe ky fakt është një faktor i cili fuqizon lidhjet tona kulturore.
Besojmë se edhe shkolla e ndërtuar në fshatin Sushicë, me mbështetjen e Agjencionit Shtetërorë TIKA (Agjencioni Turk për Bashkëpunim dhe Zhvillim), në vendlindjen e të atit të poetit Mehmet Akif Ersoj e që e mban edhe emrin e poetit, është urë miqësore mes vendeve tona.
Turqia, si një prioritet të politikës së saj të jashtme, gjithnjë i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan, rajon ky me të cilin ka lidhje të kulturës, historisë dhe vlerave të përbashkëta shoqërore.
Konsiderojmë se është e dobishme, që vendet e rajonit bashkërisht të angazhohen për një paqe të qëndrueshme, duke i shfrytëzuar për harmoni e bashkëpunim leksionet e nxjerra nga e kaluara.
Përvojat e hidhura të njerëzve viteve të fundit, na kanë bërë të shohim se sa është e rëndësishme për botën qetësia dhe mirëqenia në Ballkan.
Në këtë kontekst, integriteti territorial dhe stabiliteti i Republikës së Kosovës, është një çështje, mbi të cilën komuniteti ndërkombëtarë duhet të përqendrohet me përkushtim, nga aspekti i ruajtjes së paqes në Ballkan dhe Evropë.
Sepse qetësia dhe stabiliteti i Kosovës, është në pozitë të çelësit të paqes në Ballkan e Evropë.
Turqia, në një mënyrë të fuqishme është duke i dhënë mbështetje integrimit të Kosovës në institucionet Euro – Atlantike.
Arritja e këtyre qëllimeve, mund të bëhet me ndërtimin e institucioneve funksionale e aktive shtetërore, dhe duke formuar gjenerata të vetëdijshme e të liruara nga barra e rëndë e të kaluarës; si dhe me dominimin rajonal të një strukture, e cila është në dialog e bashkëpunim me rrethin e vet.
Nuk duhet harruar se përgjegjësia për krijimin e një mjedisi të tillë, kryesisht i takon vendeve të rajonit.
I nderuari Kryetar,
Deputetë të respektuar,
Turqia beson në nevojën e kultivimit të vlerave themelore të kohës në Kosovë; siç janë: demokracia pluraliste, mbizotërimi i ligjit, respektimi i të drejtave universale njerëzore dhe të të drejtave të pakicave.
Gjithashtu, rëndësi të madhe i kushton krijimit të mjedisit të besimit reciprok, dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe fqinjëve të saj.
E mbështesim qëndrimin e Republikës së Kosovës për krijimin e lidhjeve të mira dhe miqësore me fqinjët e saj, si pjesëtare me përgjegjësi e familjes së popujve, e që i kontribuon paqes dhe stabilitetit rajonal.
Kosova ka marrë udhë të gjatë drejtë krijimit të institucioneve themelore dhe jetësimit të një shteti ligjorë, funksional, shumetnik e demokratik.
Edhe emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, është bërë një hap i rëndësishëm në aspektin e përforcimit të strukturës institucionale të Kosovës.
Ne vlerësojmë rritjen e vazhdueshme të pranimit nga komuniteti ndërkombëtar, dhe të njohjeve brenda periudhës pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Pranimi i Kosovës në anëtarësi nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe Banka Botërore, është bërë një mesazh i fuqishëm në këtë drejtim.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila u prit me një interesim të madh, duam të dini se ne si Turqi, jemi duke bërë përpjekje aktive për njohje nga më shumë shtete, gjatë kontakteve tona bilaterale dhe në platforma të ndryshme ndërkombëtare.
Turqia, për vazhdimin e arritjeve të realizuara deri më tani, Republikën e Kosovës, vendin simotër, do të vazhdojë ta mbështes gjithmonë, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.
I nderuari Kryetar,
Deputetë të Respektuar,
Dimensioni parlamentar i lidhjeve tona bilaterale, i kontribuon përforcimit të mëtutjeshëm të lidhjeve mes vendeve dhe popujve tanë.
Dua të shpreh kënaqësinë tonë për vizitën e parë të realizuar në fillim të janarit të këtij viti, vendit dhe Asamblesë sonë, nga homologu i nderuar, kryetar i Kuvendit, z. Jakup Krasniqi, dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit. Protokolli i Bashkëpunimit, i nënshkruar gjatë kësaj vizite, i ka dhënë shtytje relacioneve tona ndër parlamentare.
Populli turk dhe përfaqësuesi i tij, Parlamenti, kanë ndjenja të thella dashurie e miqësie për Kosovën simotër.
Dëshmia më e rëndësishme lidhur me këtë, është anëtarësimi 384 deputetëve në Grupin për Miqësi me Kosovën, prej gjithsej 544 deputetëve sa i ka parlamenti ynë.
Dua ta përkujtoj kryetarin e Grupit për Miqësi, Z. Muhsim, Yazicioglu, i cili humbi jetën në një fatkeqësi të dhimbshme me helikopter.
I ndjeri Yazicioglu, ishte ndër liderët politik të çmuar që ka nxjerrë vendi ynë; i kushtonte rëndësi të madhe Kosovës dhe kishte bërë përpjekje intensive për përforcimin e miqësisë mes parlamenteve tona.
Lidhjet e shkëlqyera mes parlamenteve tona, besoj se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë duke u përforcuar edhe më tutje.
I nderuari Kryetar,
Deputetë të respektuar,
Për të siguruar stabilitet dhe mirëqenie, zhvillimi ekonomik është i domosdoshëm.
Në këtë kontekst, vazhdimi i mbështetjes së komunitetit ndërkombëtarë për zhvillimin dhe ngritjen e Kosovës, ka rëndësi të madhe.
Investuesit turq, janë duke ardhur në numër të shtuar për t’i kontribuar ngritjes ekonomike të Kosovës.
Do të vazhdojmë të punojmë, të gjithë së bashku, për ndërtimin e Kosovës së zhvilluar në të ardhmen.
Lidhur me këtë, besojmë se do të vazhdojmë të jemi ndër partnerët kryesorë të tregtisë së Kosovës.
Marrëveshja e Bashkëpunimit Ekonomik, e nënshkruar në muajin e shkuar në Prishitnë, është bërë pikë kthimi për vendosjen në bazë ligjore të lidhjeve ekonomike mes Turqisë dhe Kosovës.
Dëshira dhe pritja jonë kryesore është, që Kosova të finalizojë zhvillimin e saj ekonomiko-shoqëror, dhe të marrë pozitën e merituar brenda komunitetit ndërkombëtar.
Siç e dini, duke marrë parasysh planifikimet buxhetore për tre vjetët e ardhshëm, në Konferencësn e Donatorëve, Turqia është zotuar për 30 milion Euro ndihmë për zhvillimin e Kosovës.
Lidhur me këtë krahas ndihmave në proces, edhe shumën për të cilën jemi zotuar, parashohim të orietojmë për projekte në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe të infrastrukturës në Kosovë.
I nderuari Kryetar,
Deputet të respektuar,
Turqia ndërkombtëtare ka rëndësi të madhe për zhvillimin e lidhjeve ekonomike.
Është shumë e qartë se sigurimi i lehtësimeve për vizita ndërkombëtare, drejtpërdrejt i kontribuon jetës ekonomike.
Në këtë kontekst, ndiejmë kënaqësi të madhe që Marrëveshja për heqjen e vizave, e nënshkruar në janar të këtij viti në Prishitnë, që nga fillimi i muajit qershor ka hyrë në fuqi.
Kosovarët që posedojnë pasaporta të Republikës së Kosovës, tashmë mund të vizitojnë Turqinë pa viza.
Gjatë vizitave reciproke të nivelit të lartë mes vendeve tona, dhe me marrëveshjet që do t’i nënshkruajmë duke përfshirë e kompletuar të të gjitha fushat, mendojmë se do të përforcojmë bazën ligjore të lidhjeve tona.
I nderuari Kryetar,
Deputet të respektuar,
Turqia, krahas zhvillimit ekonomik i kushton rëndësi të madhe edhe vazhdiit të sigurisë dhe stabilitetit të saj.
Kontributin të ciln po e japim me ushtarët, policët dhe ekspertët në fushën e sigurisë në Kosovë, në kuadër të organeve të OKB-së e BE-së, që nga ëviti 1999, do të vazhdojmë ta forcojmë deri sa të ketë nevojë për këtë.
Turqit e Kosovës, të cilët Kosovën e shohin atdhe të tyre, e që i kanë pranuar të tëgjitha institucionet e saj, me krenari janë duke e ndarë fatin e njejtë me të gjithë popullin e Kosovës.
Pjesëmarrja e turqve të Kosovës në jetën politike si një faktor stabiliteti, neve na bënë tejet të lumtur.
Turqit e Kosovës janë duke u bërë urë lidhëse mes Turqisë dhe Kosovës, dhe janë duke u angazhuar që për Kosovën të japin të gjitha llojet e kontributeve.
Komuniteti turk, i cili përfaqësohet me një ministër në Qeveri dhe tre deputet në Kuvend, mendojmë se është një shembull pozitiv për një Kosovë shumetnike e shumëkulturore, dhe e cila garantohet me planin e Ahtisarit.
Zbatimi në praktikë i Planit të Ahtisarit besojmë se është i rëndësishëm sa edhe aktet ligjore.
Në këtë kontekst, posaçërisht dua të shpreh edhe konsideratat për udhëheqësinë Kosovare, për angazhimin e tyre lidhur me përdorimin e gjuhës turke dhe gjuhëve të komuniteteve tjera.
Kemi bindjen e plotë, se miqësia Turqi-Kosovoë, për çdo dit do të vazhdojë të forcohet.
Vëllazërimi mes popujve të Turqisë dhe Kosovës, me fuqinë e njëjtë do të bartët kah ardhmëria.
I nderuari Kryetar,
Deputetë të Respektuar,
Në fund të fjalës, edhe një herë dua të shpreh falënderimet dhe urimet më të mira për Kryetarin e Nderuar dhe Kuvendin e Lartë të Kosovës, të cilët më ofruan mudnësinë për këtë fjalim.
Shteti i ri i pavarur i Kosovës, është rezultat i vendosmërisë dhe i urtësisë së përbashkët të popullit të Kosovës.
Kemi bindjen se Republika e Kosovës do të vazhdojë të luajë roli pozitiv për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan.
Shspreh, nderimet më të thella për ju, ju të cilët e përfaqësoni popullin e Kosovës, për Kuvendin e Lartë të Kosovës.