Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 06.07.2009
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, temë thelbësore shqyrtimi kishte mbikëqyrjen zbatimit të ligjeve nga komisioni në kuadër të kontrollit parlamentar në fushën e sigurisë. Në këtë vështrim diskutuesit përmendën edhe praninë e shkeljeve të ndryshme ligjore , duke bërë vërejtje sidomos në lëmin e mosfunksionimit të zinxhirit komandues në polici. Shih për këtë Komisioni formoi një grup punues , i cili do të merret me këtë çështje, në aspektin e evidencimit të lëshimeve që bëhen në zbatimin e Ligjit mbi Policinë. Ndërmarrja e kësaj nisme merret për të funksionalizuar mekanizmat e sigurisë.
Në këtë mbledhje u tha se Komisioni tashmë ka përmbyllur punët që ka pasur rreth Raportit të Progresit të Komisionit Evropian.
Në këtë mbledhje u tha se Komisioni tashmë ka përmbyllur punët që ka pasur rreth Raportit të Progresit të Komisionit Evropian.