Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, Köksal Toptan
, 06.07.2009
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, Köksal Toptan, të cilit i ka dëshiruar mirëseardhje në Kosovën e pavarur, duke e ka falënderuar Turqinë për gjithçka që ka bërë për Kosovën dhe popullin e saj. Ai, ndër të tjera, ka theksuar se ndihma e Republikës se Turqisë ka qenë dhe mbetet shumë e rëndësishme për proceset që ka kaluar dhe po i kalon Kosova. “Jemi të bindur se Turqia edhe në të ardhmen do ta mbështesë Kosovën, jo vetëm tek vendet islamike, por edhe tek vendet e tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara që edhe ato ta njohin shtetin e Republikës se Kosovës”, ka thënë Krasniqi .
Kryetari i Kuvendit te Madh të Republikës se Turqisë, Köksal Toptan, pasi e falënderoi kryeparlamentarin Krasniqi për mikpritjen, theksoi se Turqia edhe në të ardhmen do ta mbështesë Republikën e Kosovës. Ai shfaqi bindjen se Kosova do t’i kalojë edhe problemet ekonomike që tani mund t’i shfaqen dhe se Kosova do ecën drejt anëtarësimit në BE.
Toptan e informoi kryeparlamentarin Krasniqi për hapat që ka bërë dhe po bën Turqia për të ndikuar tek vendet islamike që ta njohin shtetin e Kosovës. Në kuadër të këtij aktiviteti për mbështetjen e Kosovës ai beri të njohur se edhe në konferencën që pritet te organizohet së shpejti me shtetet turkfolëse do të kërkojë që sa më parë që të jetë e mundur ato ta njohin shtetin e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë shfaqi bindjen e tij të plotë se çfarëdo që të vendosë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ajo nuk do ta pengojë zgjerimin e mëtejmë të njohjes së Kosovës.
Për të nderuar kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, Köksal Toptan, në hyrje të Kuvendit të Kosovës ishte rreshtuar Garda e Nderit, para së cilës kanë parakaluar kryeparlamentarët Toptan dhe Krasniqi.
Në librin e përshtypjeve të Kuvendit të Kosovës, Toptan ka shkruar: “Ndihem krenar që jam kryetari i parë i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë që viziton Republikën e pavarur të Kosovës.
Në emër të delegacionit, të cilën e kryesoj, si dhe në emrin tim personal, jam i emocionuar që gjendem në Parlamentin e Kosovës.
Republikës së re të Kosovës i uroj sukses”