Lajmet e fundit
Seanca e Kuvendit të Kosovës me rastin e vizitës së kryetarit të Kuvendit të Madh të Turqisë, zotit Köksal Toptan
, 06.07.2009
Kuvendi i Republikës së Kosovës mbajti sot një seancë solemne, të drejtuar nga kryeparlamentari, dr Jakup Krasniqi, me rastin e vizitës së kryetarit të Kuvendit të Madh të Turqisë, zotit Köksal Toptan, i cili në krye të një delegacioni gjendet për vizitë në Kosovë.Në këtë seancë merrnin pjesë edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë diplomatikë në vendin tonë. Kryeparlamentari Krasniqi pasi falënderoi zotin Köksal Toptan për këtë vizitë në bazë të ftesës zyrtare tha:”Gjatë vizitës sime Turqisë para gjashtë muajve Ju kam paraqitur të arriturat e Kosovës, sidomos pas shpalljes së Pavarësisë, por ardhja juaj këtu bën të mundur t’i shihni nga afër ndryshimet e mëdha të Republikës sonë të re dhe t’i ndjeni ato, sepse e di që si mik yni, Ju u gëzoheni atyre sikur edhe ne vetë. Për më tepër, duhet thënë me mirënjohje të thellë, që kontributi i Turqisë në bilancin e rezultateve tona është shumë i madh, prandaj e vlerësojmë lart.
Miqësia jonë, zoti Toptan shkon përtej interesave reciproke të të dy vendeve dhe popujve tanë, duke i shërbyer stabilitetit rajonal, paqes e sigurisë dhe integrimeve evroatlantike.
Republika e Turqisë mike përbën për Kosovën partnerin strategjik të marrëdhënieve të gjithanshme dhe të bashkëpunimit të ngushtë”. Në vijim kryeparlamentari Krasniqi ftoi shkëlqesinë e tij Köksal Toptan të iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në fillim të fjalës së vet shkëlqesia e tij Köksal Toptan veçoi këto mesazhe drejtuar deputetëve :“Lidhjet historike mes Turqisë dhe Kosovës, përtej të gjitha qasjeve politike, shprehin fuqinë e lidhjeve të thella vëllazërore dhe miqësore, e të cilat rrjedhin nga e kaluara e përbashkët. Bashkëjetesa historike, kulturore e humane, e cila shtrihet në shekuj, sot paraqitet në rëndësinë që Turqia i kushton Kosovës dhe popullit vëllazëror të Kosovës. Populli turk, ashtu siç ka ndarë dhimbjen tuaj kur Kosova ka kaluar nëpër ditët e vështira, në mënyrë të njëjtë ka ndarë edhe ndjenjat e entuziazmin e popullit të vëllazëruar të Kosovës, në ditën kur ajo ka shpallur pavarësinë e saj. Ekzistimi i komunitetit turk në Kosovë, dhe shumë qytetarëve me prejardhje nga Kosova në Turqi, edhe më shumë rrit masën e lidhjeve tona”.
Në vijim z. Toptan kujtoi Mehmet Tahir Efendiun, i ati i Mehmet Akif Ersoyit, poetit kombëtar e autor i himnit kombëtar, qw është simboli i pavarësisë së Turqisë , i cili ishte nga Kosova si fakt qw fuqizon lidhjet tona kulturore.
“Besojmë se edhe shkolla e ndërtuar në fshatin Sushicë, me mbështetjen e Agjencionit Shtetërorë TIKA (Agjencioni Turk për Bashkëpunim dhe Zhvillim), në vendlindjen e të atit të poetit Mehmet Akif Ersoj e që e mban edhe emrin e poetit, është urë miqësore mes vendeve tona.
Turqia, si një prioritet të politikës së saj të jashtme, gjithnjë i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan, rajon ky me të cilin ka lidhje të kulturës, historisë dhe vlerave të përbashkëta shoqërore.
Konsiderojmë se është e dobishme, që vendet e rajonit bashkërisht të angazhohen për një paqe të qëndrueshme, duke i shfrytëzuar për harmoni e bashkëpunim leksionet e nxjerra nga e kaluara.
Përvojat e hidhura të njerëzve viteve të fundit, na kanë bërë të shohim se sa është e rëndësishme për botën qetësia dhe mirëqenia në Ballkan.
Në këtë kontekst, integriteti territorial dhe stabiliteti i Republikës së Kosovës, është një çështje, mbi të cilën komuniteti ndërkombëtarë duhet të përqendrohet me përkushtim, nga aspekti i ruajtjes së paqes në Ballkan dhe Evropë, sepse qetësia dhe stabiliteti i Kosovës, është në pozitë të çelësit të paqes në Ballkan e Evropë. Turqia, në një mënyrë të fuqishme është duke i dhënë mbështetje integrimit të Kosovës në institucionet Euro – Atlantike” theksoi z. Toptan.
Në vazhdim kreu i Parlamentit të Turqisë theksoi se mbështet qëndrimin e Republikës së Kosovës për krijimin e lidhjeve të mira dhe miqësore me fqinjët e saj, si pjesëtare me përgjegjësi e familjes së popujve, e që i kontribuon paqes dhe stabilitetit rajonal. Kosova ka marrë udhë të gjatë drejtë krijimit të institucioneve themelore dhe jetësimit të një shteti ligjorë, funksional, shumetnik e demokratik.Na vazhdim ai theksoi :”Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila u prit me një interesim të madh, duam të dini se ne si Turqi, jemi duke bërë përpjekje aktive për njohje nga më shumë shtete, gjatë kontakteve tona bilaterale dhe në platforma të ndryshme ndërkombëtare.
Turqia, për vazhdimin e arritjeve të realizuara deri më tani, Republikën e Kosovës, vendin simotër, do të vazhdojë ta mbështes gjithmonë, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.
Dëshmia më e rëndësishme lidhur me këtë, është anëtarësimi 384 deputetëve në Grupin për Miqësi me Kosovën, prej gjithsej 544 deputetëve sa i ka parlamenti ynë”. Z. Toptan pastaj kujtoi kryetarin e Grupit për Miqësi, Z. Muhsim, Yazicioglu, i cili humbi jetën në një fatkeqësi të dhimbshme me helikopter.
I ndjeri Yazicioglu, ishte ndër liderët politik të çmuar që ka nxjerrë Turqia, i cili kushtonte rëndësi të madhe Kosovës dhe kishte bërë përpjekje intensive për përforcimin e miqësisë mes parlamenteve tona”.
Duke folur për ndihmën ekonomike që do t’ ofrojë Kosovës Turqia, z. Toptan tha:”Investuesit turq, janë duke ardhur në numër të shtuar për t’i kontribuar ngritjes ekonomike të Kosovës. Do të vazhdojmë të punojmë, të gjithë së bashku, për ndërtimin e Kosovës së zhvilluar në të ardhmen. Lidhur me këtë, besojmë se do të vazhdojmë të jemi ndër partnerët kryesorë të tregtisë së Kosovës. Marrëveshja e Bashkëpunimit Ekonomik, e nënshkruar në muajin e shkuar në Prishtinë , është bërë pikë kthimi për vendosjen në bazë ligjore të lidhjeve ekonomike mes Turqisë dhe Kosovës”.
Dukë përfunduar fjalën e tij z. Toptan theksoi :”Shteti i ri i pavarur i Kosovës, është rezultat i vendosmërisë dhe i urtësisë së përbashkët të popullit të Kosovës. Kemi bindjen se Republika e Kosovës do të vazhdojë të luajë rol pozitiv për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan. Shpreh, nderimet më të thella për ju, ju të cilët e përfaqësoni popullin e Kosovës, për Kuvendin e Lartë të Kosovës”.