Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion

, 07.07.2009




Komisoni për Ekonomi,Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, i kryesuar nga kryetarja e Komisionit, zonja Myzejene Selmani, sot mbajti mbledhje dhe për pikë kryesore të rendit të ditës patishqyrtimin e projektligjit për standardizim.

Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Tregti dhe Industri (si sponzor të këtij projektligji), si dhe përfaqësuesit e OSBE-së e KDI-së.

Pas diskutimit gjithpërfshirës në lidhje me Projektligjin e sipërpërmendur, anëtarët e Komisionit, me disa ndryshime dhe plotësime, e përkrahën në parim procedimin e mëtejmë të të njëjtit për shqyrtim komisioneve kryesore ( Komisionit për Buxhet e Financa dhe Komisionit për të Drejtat dhe interesat e Komuniteteve dhe Kthim).

Po në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit miratuan Projekt planin e aktiviteteve të këtij Komisioni të Kuvendit të Kosovës, në lidhje me sfidat e Raportit të progresit të Komisionit Evropian për vitin 2008, i cili do t’i dërgohet për shqyrtim Komisionit për Integrime Evropiane.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion