Lajmet e fundit

Nga Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

, 08.07.2009




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës , në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Agim Veliu, nisi punën për amendamentimin e Projektligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë. Ky ligj ka për qëllim avancimin dhe riafirmimin e vazhdueshëm të pjesëmarrjes së të rinjve në procesin vendimmarrjes, pa kurrfarë dallimi dhe përjashtimi, në zhvillimin e një shoqërie demokratike, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së të rinjve dhe të statusit të tyre shoqëror. Synohet krijimi i hapësirës për aktivizim të të rinjve në proceset e gjithëmbarshme shoqërore , duke përfillur edhe standardet evropiane e ndërkombëtare në këtë lëmë.

Procesi i amendamentimit bëhet edhe mbi bazën e sugjerimeve dhe vërejtjeve që u bënë në dëgjimin e paradokohshëm publik, ku merrnin pjesë përfaqësues të subjekteve të ndryshme.
Nga Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport