Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 08.07.2009




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, u rishqyrtua shkresa e shoqërisë civile për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nr. 03/L-040. Përkitazi më këtë Komisioni do t’ i rekomandojë Kryesisë që të ndërmarrë hapa për nxjerrjen e rregullativës ligjore për mënyrën e procedimit të nismave të shoqërisë civile. Në rendin e ditës së mbledhjes ishte edhe Raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës për vitin 2008, por kjo temë u shty për mbledhjen e ardhshme , pasi komisioni e shihte të nevojshme që gjatë shqyrtimit të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës. Nën pikën të ndryshme u shtrua çështja e pagesës për kompensimin e punëve të kompanisë “Çlirimi” në objektin e “Rilindjes”, si dhe ajo për procesin e shndërrimit të Ministrisë së Shërbimeve Publike në Ministri të Administratës Publike. Përkitazi me këtë, Komisioni do të kërkojë informatë nga organet përkatëse, përkatësisht nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Administratës Publike.
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media