Lajmet e fundit
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie sociale i Kosovës, ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Produkte Mjekësore (AKPM)
, 08.07.2009
Në fillim të vizitës anëtarët e Komisionit në lokalet e drejtorisë së AKPM-së u takuan me shefin kryesor të Agjencisë së Kosovës për Produkte Mjekësore, z. Zehudin Gashi si dhe me zyrtarë tjerë të departamentit që janë në kuadër të kësaj agjencie. Për ndryshe në mbledhjen e theksuar merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.
Në mbledhjen e theksuar duke informuar anëtarët e Komisionit për punën e gjithëmbarëshme të Agjencisë së Kosovës për produkte mjekësore, shefi kryesor i AKPM-së, z. Gashi ka theksuar se kjo agjenci është formuar në vitin 2000 dhe tani për tani ka të punësuar 38 punëtor, prej tyre 29 janë punëtor profesional të profesioneve të ndryshme, 9. punëtor janë të punësuar si zyrtar të administratës. Në kuadër të kësaj Agjencie veprojnë edhe departamentet për regjistrimin e barërave, licencimin e importit të barërave, Inspektorati i farmakologjisë si dhe Laboratori i posaçëm për kontrollimin e barërave i cili me aparaturën që posedon është njëri nga laboratorët më modern në regjion. Në vazhdim z. Gashi ka theksuar se ndonëse posedojnë laboratorin më modern për kontrollimin e barërave në regjion (ka filluar së punuari vitin e kaluar), për shkak të mungesës së kuadrit profesional nuk ka mundësi ti shfrytëzojnë kapacitetet e tij në shkallë qind për qind. Ndonëse kanë caktuar 3 punëtor profesional për specializim në mënyrë që të përdorin këtë aparaturë moderne, për shkak të mungesës së mjeteve materiale këta kandidatë ende nuk janë dërguar jashtë Kosove në specializim. Gjatë këtij viti ky laborator ka kryer gjithsej 41 analiza të barërave që janë në qarkullim në territorin e Kosovës dhe se ky laborator bashkëpunon ngushtë me laboratorët e ngjashëm që gjenden në Shkup.
Duke folur për regjistrimin e barërave që shfrytëzohen në Tregun e Kosovës, z. Gashi ka theksuar se para 2 – 3 vitesh shumica e barërave janë plasuar ilegalisht në tregun e barërave në Kosovë, ndërsa deri më tani me punën e Departamentit për regjistrimin e barërave ky trend ka rënë në mënyrë drastike. Nëse llogarisim në përqindje mund të thuhet se 70% e barërave të cilat përdoren në tregun e Kosovës dhe në tërë botën janë të regjistruar dhe të konfirmuar me banderola, ndërsa pjesa tjetër prej 30% ende janë të pa regjistruara. Në fund shefi kryesor i Agjencisë së Kosovës për Produkte mjekësore z. Zehudin Gashi ka theksuar se ndonëse sipas Kushtetutës së Kosovës kjo agjenci duhet të jetë krejtësisht e pavarur, por sipas gjendjes ekzistuese ajo vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe shefi kryesor i AKPM-së drejtpërsëdrejti i paraqet raportet e përditshme në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.
Në mbledhjen e përmendur me shefin kryesor të Agjencisë së Kosovës për Produkte Mjekësore, z. Zehudin Gashi, anëtarët e Komisionit kanë theksuar se nga ana e tyre, në kuadër të obligimeve dhe kompetencave që posedojnë, do të ndërmarrin të gjitha veprimet në mënyrë që statuti i kësaj agjencie të rregullohet siç parashihet me Kushtetutën e Kosovës në pikën 142 për punën dhe kompetencat e Agjencisë.
Në kuadër të vizitës në Agjencinë e Kosovës për Produkte Mjekësore, anëtarët e Komisionit kanë vizituar edhe Laboratorin për kontrollimin e barërave që funksionon në kuadër të AKPM-së, dhe se u njoftuan më për së afërmi me punë e këtij laboratori.