Lajmet e fundit

Seanca e Kuvendit të Kosovës

, 09.07.2009




Pas kohës për pyetje parlamentare, gjatë së cilës deputetëve iu përgjigjën: ministrat Ahmet Shala dhe Justina Shiroka – Pula, seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, sot vazhdoi me shqyrtimin e parë të Projektligjit për dhënien e dekoratave nga presidenti i Republikës së Kosovës, të cilin e prezantoi ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,të cilin e prezantoi ministri i Ekonomisë dhe Financave , Ahmet Shala, Projektligjit për miniera dhe minerale, e prezantoi ministrja për energji dhe miniera,Justina Shiroka – Pula, si dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-36 për duhanin, të cilin e prezantoi ministri i Shëndetësisë , Alush Gashi. Pas debatit të gjerë rreth këtyre katër projektligjeve, ato u miratuan në parim nga ana e Kuvendit të Kosovës. Pasi në rëndin e ditës së seancës, një pjesë të së cilës e kryesoi edhe Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit, ishin edhe 10 pika të tjera për shqyrtim, u vendos që seanca të vazhdojë nesër, në orën 10.
Seanca e Kuvendit të Kosovës